I infektuar me COVID-19? Budina: Do padis kryeministrin dhe ministren, nuk e kam parë përgjigjen e testit

Leda Hysa

Pas lajmit se regjisori Robert Budina dhe i vëllai Edmond Budina kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, ka reaguar regjisori.

Ky i fundit u shpreh se do të kallëzojë penalisht kryeministrin Edi Rama, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe të gjithë ata që i bënë testin.

Budina tha se nëse është e vërtetë që ai ka dalë pozitiv me Covid-19, kryeministri nuk duhej të publikonte emrin e tij.

Regjisori shtoi me tej se kjo që ndodhi është e orkestruar politikisht dhe se atë e kanë njoftuar vetëm në telefon.
Fjala e plotë

Ne kemi në dorë të jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe ti shërbejmë vendit. Ata e bëjmë që të  trembin njerëzit që të mos dalin në protesta. Por unë iu them njerëzve të mos kenë frikë. Të mos merren me gënjeshtrat e kësaj qeverie.

Me ç’të drejtë ai kryeministër edhe sikur të jetë e vërtetë nxjerr emrin tim? Më duket e padrejtë dhe është e orkestruar politikisht. Jam shumë i trishtuar që demokracia e vendit tim vuan kaq shumë.

Unë kryeministrin do ta ndjek penalisht, jo vetëm kryeministrin zonjën që më bëri testin, ministren e Shëndetësisë. Duhet të japin llogari se jam i bindur që kam gënjyer.

Nuk mund ta nxjerrë kryeministri përpara se unë të marr përgjigjen. Ky kryeministër nuk po pyet as për shëndetin e njerëzve. Mënyra se si ishte kërkuar të bëhej testi jonë është qartësisht e orientuar politikisht situata. Është një shkelje e të drejtave të mia, por mbi të gjitha edhe demokracisë. Unë them që njerëzit duhet të jenë më të shqetësuar nga situata politike. Nga një kryeministër që tha se do të jepte pagën e luftës. Kjo është e keqja më e madhe më shumë se korona. Mjafton që njerëzit të kujdesen për veten e tyre. Duhet të bëjnë kujdes pa diskutim.

Në sheshe të hapura nuk është ky rreziku. Unë nuk e kam parë përgjigjen e testit. Me telefon më lajmëruan.Nuk më kanë çuar asnjë dokument, asnjë shkresë. Ndaj them se është e orkestruar. Jam shumë i trishtuar.

Do ti drejtohem rrugëve private, do të ndjek të gjithë hapësirën ligjore për të kallëzuar kryeministrin, ministren e shëndetësisë dhe të gjithë njerëzit që kanë bërë këtë. Edhe nëse është e vërtetë ata nuk kanë të drejtë të më shkelin të drejtat. Unë jam vetë-karantinuar, duhet të tregohemi që të jemi të përgjegjshëm”.

 

l.h/ dita

Share This Article
21 Comments
  • hë mor dreq se nuk të futi dikush gishtin ë byçkë që dashke me bo padi!!
    hec mor idiotët e mutit!

    • Shko padit edhe OKB-ne ti sepse ju eshte rritur koka dhe po ju pelcet nga koqet qe keni ne te! A ke fakte qe testin qe bere ta ka nxjerre kryeministrI? Po per Ministren a ke prova qe ta ka nxjerre ajo rezultatin e testit? Mendo, perpara se te flasin koqet, perdor trurin pastaj hap halen te flasesh.

  • Duhet te legalizohen shtepite publike, po i olas zemra dynjase prandaj flasin idiotsira dhe sillen si idiote

  • Daniel
    19 Qershor, 2020 17:36 te 5:36 pm
    Cfare ka PD dhe vellezerit Budina me Ramen ? Lajmi doli me pare se te fliste Rama, nga media. Bile thuhet dhe per gruan. Pastaj ketej ne vendet perendimore, keta trima pa maska quhen e indetifikohen me corona, pamvareshiste se thone jemi te PD ne, nuk na kape corona.

  • Nisur nga fakti që udhëheq tubime në kohë pandemije, kontrolli për virusin është domosdoshmëri.
    Jo vetëm kaq, por duhet njoftuar publiku që të mos marrë në qafë të tjerët.
    Ky “aktor teatri” i dështuar në interpretim në skenë, po bën aktrime politike vërtet bajate, qëllim keqe.
    Edhe fatkeqësinë shëndetsore të infeksionit, po e përdor për kapital politik.
    Pamvarësisht gjynaheve që ka, i urojmë SHËRIM TË SHPEJTË !

  • Me mëndjen e këtij bufoni, kryeministri i Anglisë, që u publikua se kishte Korona virusin, duhet të kishte bërë namin, se “ju shkel e drejta e privatësisë.
    Ky publikim bëhet gjithandej për aktorët madhorë, dhe jo për pseudo aktorët si zotërues. Shpresoj ti vërë gishtin kokës!

  • Epo me injorante njeres se keta vellezerit Budina , nuk paska pasur Shqiperia ! Fanatike partiake te skajshem , qe kujtojne se i beson kush ne hipokrizine e tyre !

  • Ky eshte tregues i vendit ku jetojme.
    I semuri,nuk e di ,Kryeministri po.
    Ne kete detaj te vogel qendron mania e kontrollit te Rames mbi jeten e c’do shqiptari.

    • “reni” , problemi pandemise eshte nje problem boteror dhe rruga e menyrat qe po ndiqen per te perballuar ate jane pak a shume te njejta ne te gjithe botes , thuajse te gjitha vendet ndjekin keshillat e OBSH . Une dhe shume te tjere si une , nuk shohim qe ne vendin tone te ndiqet ndonje rruge tjeter , pervec asaj qe rekomandon OBSH . Pyetjen per ju , ne se mund te me pergjigjeni , e kam : Cfar shikoni tjeter tek qeveria juve nje pjese si me te zgjuarit , qe nuk e shikojme dot ne te tjeret dhe ndjekim udhezimet e porosite ministrise se shendetesise ? Mua me kujtohet ne vitet e para te tranzicionit , kur kishim president fuqiplote Sali Berishen qe ne vendin tone u shfaqen raste te semundjes se koleres dhe te tuberkulozit , qe iu ishte harruar emri prej shume dekadash dhe , takemi juaj nuk ndihej fare . Kur erdhi se dyti ne pushtet S.Berisha , neve blinim me leke edhe recetat qe na jepte mjeku i familjes , pa pyetur per rimbursimin vajtues te barnave dhe korrupsionin galopant te krejt piramides se shendetesise , me qe jemi duke folur per te , dhe takemi juaj nuk ndihej fare , kurse tani , jini vene si ne kor dhe kundershtoni deri me dhune , masat qe merr qeveria per kalimin e kesaj situate , qe eshte nje kolere botetrore ! Ka , bile shume dhe sa te doni , dobesi e felliqesira te shmta kjo qeverisje , por kjo qe doni ta perdorni ju , sikurse bete e po beni per prishjen e e asaj germadhes qe e quanim teater ,nuk perbejne kauze bindese qe tiu vijne njerezit pas . Nuk behet keshtu opozitarizmi qe te ngjalle shpresa e besim per ti kthyer ner pushtet ata qe mezi i hoqi .

  • Ketij i vjen rende se mori ate qe e meriton. E ka pake. Kush del kunder drejtesise pervec ligjit ka edhe njue drejtesi tjetyer qe i ndeshkon.!

  • Budina ka te drejte. Rreziku me i madh per kete popull eshte Ramuti dhe banda e tij qe po grabisin pasurite publike hapur, dhe me vendime ligjore antikushtetuese.
    Pasi mori Teatrin, banda PPP e Ramutit do marri dhe bregdetin, dhe do shesi dhe detin te greket.
    Hapi syte popull, mos u ligeshto nga Korona, por beji ball te keqes me te madhe, mos u bej objekt manipulimit te Ramutit, se nuk eshte Budina qe e ka shperndare Koronen neper, spitale, cerdhe e kopeshte anembane Shqiperise.

  • Vertet jane kaq budallenj qe maten me Ramen? Patjeter qe jane! Saliut dhe Likes ju duhen viktima dhe keta dolen vullnetare! Covid 19 eshte Zoti nuk eshte Rama!

  • Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. says:

    Nuk shkoj as mbas Budines as Rames, as Ilir Mets !
    As ti shqiptar mos shkoni as mbas Rames as mbas Budines, as mbas Ilir Metse
    As ai ajo as ju ata ato te mos shkoni pas individeve !
    Njerzit shqiptar duhet te shkojne mbas ideve te ndritura europiane mbas ndryshimeve, progresiste jo kurre kurre mbas njerezeve bajraktareve politikan artisteve pa telanet qe nuk grumbullojn nuk kane fansa per talentin e tyre artistik por kane talent ne politik

    Degjoni Faik Konicen

  • duan ta bllokojne Budinen me ligjin e pandemis
    po ta lexosh Budina ka folur drejt dhe shume mire
    Aksioni qe ka ndermarr nuk eshte gje e vogel ai e ka ndermarre personalisht dhe ne rruge demokratike. Kauza e Teatrit nuk duhet te zhduket, Nuk duhet te lejohet projekti danez i flutures, ne vendin e Teatrit kombetar duhet te ringrihet projekti i vjeter egzistues dhe asnje cm truall te mos preket nga siperfaqja.

  • Mire dy vellezerve Budina ju be testi se dyshuan dhe testi sipas Rames i paska dale pozitiv por po familjes se tyre pse nuk ja bejne testin ?

  • Edhe ju gazetare mjaft me me keto plehra. Hapni ndonje teme tjeter e leriu budinet ne llumin e tyre.

  • Duan apo nuk duan bijte e eterve dhe mostrat e tyre DREJTESIA DO TE BEHET.

    Ne kuadrin e shtetit te se Drejtes, askush nuk ka te drejte te dhunoje nga fuqia e pushtetit, apo lirite e tije, te DREJTAT e LIRITE e Gjithkujt. Ne KUSHTETUTEN SHQIPTARE shkruet e bardha mbi te zeze; PARA LIGJIT TE GJITHE JEMI TE BARABARTE. Ne kete konteks ju mizakali mos beni te virgjerin kur ne fakt jeni e mbeteni prostituta semafaresh, apo te dhjere pore “krenare” . Koha juaj tanime perendije. Besoni nje here te veteme ne jete se mendje ndritur nuk te ben as ngritja e kultit te mostrave, por as dhe servilizmi tej njerezores. Naluni dhe futuni ne udhen e Zotit dhe mos u beni pjese ne bangen e drejtesis me bijte e eterve e sozite e tyre me nje barre krimesh e korrupsionesh qe po cudisin jo vetem popullin, por dhe boten. Dhe se fundi Teatri Kombetar do te ngrihet po ne vendin e Tij dhe po me te njejtin projekt dhe do te ktheje shkelqimin e rinise se Tije por dhe do e Tiranes per brezat e turistet qe do vijne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *