Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë Gëzim Muskaj, ish-mësuesi i Edukimit Fizik, në qytetin e Fierit i cili ishte infektuar me COVID.
Këtë lajm të hidhur e ka bërë me dije përmes një njoftimi publik shkolla “Petro Sota”, e cila ka vënë në pah dhe emrat që mbante mësuesi.
“Sot ne humbëm një mik, shok,një ish- koleg, një ish- mësues të nderuar dhe të respektuar, ndërsa familja Muskaj të shtrenjtin e tyre;Gëzim Muskaj! Ai do t’i mungojë familjes së tij, do t’i mungojë kolegëve, sepse vlerat dhe emri i tij ,janë të pazëvendësueshëm dhe ne të gjithë do ta kujtojmë plot respekt! I paharruar qoftë kujtimi dhe emri i tij! U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.
Sakaq, raportohet se Muskaj ishte infektuar me COVID dhe para disa ditësh ishte nisur për në Tiranë.
h.b/dita
