I jepet lamtumira fundit Almirit 4-vjeçar

Elton Tafaruci

Vogëlushit  4­ -vjeçar nga Maqedonia Almir Aliu, i cili humbi jetën pasi u përplas me makinë nga një qytetar maqedonas i është dhënë lamtumira e fundit.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e vogëlushit në varrezat e qytetit të Kumanovës. Varrrimi i tij është bërë pas faljes së namazit të Ikindisë në Xhaminë Sinan Tartar Pasha në Kumanovë.

Almiri 4­ vjeçar u shtrua në spital të shtunën e kaluar, pasi u shtyp me makinë së bashku me prindërit e tij, pas një zënke mes babait të tij dhe vrasësit maqedonas Boban Ilic.

Incidentit të shtunës së kaluar, i ka paraprirë një zënkë për shkak të radhës së pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë.

Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Boban Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë. Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me makinën e tij të tipit “Mercedes” ka tentuar të shtypë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar. Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre. Pasditën e djeshme, Almiri 4 vjeçar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit. Pas shqyrtimit të rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit agresiv.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *