Në ambjentet e stadiumit të Lezhës u organizuan sot homazhet për të përcjellë në banesën e fundit gjyqtarin dhe oficerin e Nderit Rigers Pjetrushi, i cili u nda nga jeta në një aksident automobilistik tre ditë më parë teksa po kthehej nga Gjirokastra pas gjykimit të ndeshjes Luftëtari-Kastrioti.
Federata Shqiptare e Futbollit, Sportistët, gjyqtarë dhe drejtues të forcave detare të Shqipërisë, autoritete politike dhe lokale, si edhe miq të familjes i dhanë Rigers Pjetrushit lajmtumirën e fundit. Familja e 32-vjeçarit njihet në sportin shqiptar dhe Rigersi kishte ecur në gjurmët e të atit Ëngjëllit, si dhe xhaxhait të njohur si gjyqtarë. Vetë Rigersi e kishte nisur karrierën e tij në moshën 7-vjeçare si sportist. Komuna e Shëngjinit i ka akorduar Rigers Pjetrushit titullin “Mirënjohje e qytetit”.