E nderuar, gazeta “Dita”. Në këto kohët e fundit jeta është bërë shumë e komplikuar dhe e vështirë. Sot nuk mund të jetosh me ideale, nuk mund të rrish në heshtje kur shikon çdo ditë e më shumë tejskamje e varfëri çnjerëzore, se shteti yt të ka braktisur përfundimisht nga të gjitha drejtimet. A mos vallë ne duhet t’i heqim të gjitha të këqijat e të këqijve dhe të rrimë duarkryeq nga një qeveri tinzare dhe e papërgjegjshme, kur sot në Shqipëri nuk funksionon më jeta, kur çdo gjë ka mbetur në zero, kur çdo ditë ndodhin tragjedira, si ato ekonomike e sociale, dhe shteti s’mban përgjegjësi?! Dhe pyes veten: si mund të arrijmë deri në zgjedhjet e qershorit me këtë gjendje? Ndaj i bëj thirrje gjithë opinionit mbarëkombëtar, se situata është shumë kritike, ndaj duhet një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur, që kjo situatë mos të eci më tej se qershori. I pari, Ilir Meta të reflektojë dhe të bëj atë që duhet. Besoj se i ka ardhur fundi i durimit të gjithçkaje, po keni sy shikoni, po keni vesh dëgjoni, po keni uri besoni, po keni logjikë gjykoni, po keni besë veproni, shqiptari për shqiptarin s’bëhet armik, pasurinë sot e ke, por s’është gjithçka, ndaj njeriu dallon nga shtaza dhe shtaza dërgohet te vendi që i takon.
SMS në DITA në 0689073730