I ka dhënë të njëjtën pronë dy personave të ndryshëm brenda ditës”, Paloka denoncon blerjen e votave në Durrës

Rovena Cerka

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka, denoncoi sot me emra personat që janë përfshirë në shitblerjen e votave.

Mes emrave të denoncuar është edhe ai i deputetit Jurgis Çyrbja, i cili sipas Palokës, në 5 praktika të ngjashme, ka kryer mbivendosje pronash, duke i dhënë të njëjtën pronë brenda ditës dy personave të ndryshëm.

Paloka tha se dokumentacioni i është dërguar SPAK, ku është depozituar edhe një kallëzim penal për deputetin në fjalë.

Ndërkohë, sipas nënkryetarit demokrat, i cili kryeson edhe listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Durrësit, po në SPAK janë depozituar kallëzimet penale për drejtuesit e institucioneve vendore në Durrës që janë përfshirë në blerjen e votave, si dhe një seri shtetasit që duke shpërndarë para apo përmes kërcënimeve synojnë të tjetërsojnë vullnetin e votuesve.

Paloka tha se SPAK, bazuar në Kodin e Ri Zgjedhor, duhet të veprojë para zgjedhjeve të 25 prillit. Paloka tha se pavarësisht asaj që do të bëjë SPAK, dosjet janë aty dhe personat që kanë shkelur dhe po shkelin ligjin do të përballen me drejtësinë.

 

m.m/ dita

Share This Article
6 Comments
  • O komentues te mesiperm ,nje pyetje kishja per ju ,ju lutem mu pergjgjini ,kerkoj ndihme . A eshte ky Edi Paloqja kundershtare ne politike me “skenderbeun ” Edi Rama . Nuk dua ta mbroj fare Paloken ,por ne rastin ne fjele flet me emer e me mbiemer ,besoj se ndihmon sado pak pisllekun qe na ka mbuuar te gjihe ne kokpalarave te neperkembur ,nga Katovicaret bandite te ketij tranzicioni post komunist 30 vjecar ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *