Gropëzat e formuara në fundshpinë tek meshkujt dhe femrat quhen vrimat e Apollos, ose vrimat e Venusit respektivisht. Ato ndodhen në zonën ku dy kocka lidhen me legenin dhe mund të shihen vetëm tek njerëzit që e kanë të trashëguar, apo kanë ligamente me përmasat e duhura.

Këto gropëza janë shenjë e qarkullimit të mirë të gjakut, një trupi të shëndetshëm dhe shenjë e bukurisë duke iu referuar Venusit, Perëndeshës romake të bukurisë. Mesa duket njerëzit që e kanë këtë tipar e kanë shumë të lehtë të arrijnë orgazmën. Pse? Sepse këto vrima lehtësojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe për shkak të vendndodhjes së tyre strategjike rreth zonës së legenit, klimaksi bëhet më i lehtë.
Duke qenë se ato ndodhen në një zonë ku nuk ka muskuj, është e pamundur të krijohen me ushtrime. Megjithatë eliminimi i dhjamit mund t’i bëjë këto vrimëza më të dukshme. /DITA

Pa as pak dyshim qe keto gropeza tregojnenjeri me permasa te duhura. Po cilat jane permasat e duhura (natyrale), duke perjashtuar sistemet matese qe aplikojne njerezit ? Pra cfare eshte sistemi proporcional i natyres , kush eshte njesia baze trupore tek njeriu nga ku mund te orjentohemi (fillojme) te perdorim koeficientin e Keplerit ?
Cfare eshte e bukura tek njeriu kur studimet nxjerin se gjenden grupacine njerezish ku mos simetria trupore e tyre arrin edhe deri tek 97% !!!
Pra a ka bukuri pa simetri dhe me pas nese ka simetri por nuk ka proporcion te drejte sipas koeficientit Keplerian 1.618….
E te tjera e te tjera ……
per shembull, a jane keto gropeza tregus i vertikalizimit te trupit te njeriut ? A jane keto gropeza tregus i ballances trupore para-mbrapa, (vertikalizimit)?
A jane tegus i te qenurit ne vendin e duhur te qendres gravitacionale qe kemi ne brendesi te trupit tone, ne pjesen pelvike (te kockes se legenit, vitheve) ?
Jepni komentet tuaja nese dini shkencerisht per keto gropeza ?