Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i ktheu përgjigje Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila një ditë më i kërkoi falje Italisë në emër të BE-së, në La Repubblica për faktin që nuk i kishin ofruar ndihmë në këto momente të vështira të përballjes me koronavirusin.
Në po të njëjtën gazetë i përgjigjet edhe Conte, me një mesazh që nis me fjalët “E dashur Ursula, dëgjoj ide jo të denja nga Evropa” teksa shton se: “Fjalët e tua janë provë që italianët kanë tronditur ndërgjegjen e të gjithëve, duke kaluar kufijtë kombëtar dhe duke vendosur reflektimin më urgjent sot: atë që Europa është e gatshme të bëjë për Italinë, por për vete. Është koha për të treguar më shumë ambicie, më shumë unitet dhe më shumë guxim. Përballë një stuhie si ajo e COVID-19 që i prek të gjithë, kemi nevojë për një varkë jetese të fortë, evropiane që do t’i detyrojë vendet tona të bashkuara të strehohen”, tha Conte
O.J/DITA

Ne kete situate te veshtire te Italise eshte e vetkuptueshme nervozizmi i tyre. Por ajo qe u duhet atyre ne keto momente nuk mund t’ua plotesoje Brukseli! Me pas e me vone ndihma financiare per Italine do te jete nje scolpo e mire. Tani Brukseli nuk ka as mjeke, as dezifenktante, as maska, as doreza, as ilace, asgje per te semuret. Ka vetem hutim dhe llogje kavaje.
Keta legenat e BE e pane qe erdhi Rusia dhe Kina ne loje dhe i zuri frika. Tani pasi e kalou shumicen e te keqes Italia me ndihmen e Kines dhe Rusise dhe ne keto caste u kujtua Evropa per ndihma. Evropa i bllokoi maskat dhe ilacet Italise per te cilat Italia kishte paguar.