I kërkoi patentën, 40-vjeçari dhunon policin

Elton Tafaruci

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi ka rrahur një efektiv të rrugores. Në pranga ka rënë Leksi Myftaraj, banues në këtë qytet. Ai është arrestuar në lagjen numër 1 të qytetit.

40-vjeçari është ndaluar nga efektivët e policisë, të cilët i kanë kërkuar patentën. Pasi i ka fyer, Myftaraj ka dhunuar dhe njërin nga policët. Mbi të tani rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *