Pas takimit me përfaqësuesen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, theksoi rolin e opozitës në këtë proces, në një deklaratë për mediat.
Kryemadhi tha se marrja e rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave është një mundësi që i jepet klasës politike, edhe për të reflektuar.
Kryetarja e LSI-së u shpreh gjithashtu se i kishin kërkuar Mogherini-t të ndërhyjë tek Rama për lirimin e 11 të arrestuarve pas protestave për taksën e vendosur në “Rrugën e Kombit”.
“Ajo që dua të themi është se sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe ta shohin BE sa më pranë. Mogherini na falënderoi dhe opozitën si bashkëvepruese në këtë proces. Opozita është ajo që ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj, për t’i dhënë më shumë shqiptarëve dhe jo mazhorancës,” shtoi më tej Kryemadhi.
Në takim me Mogherini-n ishte e pranishme edhe deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, Edi Paloka dhe Tritan Shehu i Partisë Demokratike.
s.a/dita
