I kërkuar për vrasjen e 30-vjeçarit, dorëzohet në policinë e Lushnjes Kastriot Hasalla

Ornela

33-vjeçari Kastriot Hasalla është vetëdorëzuar në policinë e Lushnjes.

I riu ishte në kërkim nga policia pas vrasjes së kushëririt Romeo Hasalla, 30 vjeç dhe plagosjen e babait të viktimës dhe dy vëllezërve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas ku pati një konflikt për një sipërfaqe toke.

Pasditen e ditës së krimit u arrestuan nga policia, vëllai i Kastriotit, Afrim Hasalla dhe nipi Marjus Hasalla, ndërsa sot Gjykata e Lushnjes la në burg dy vëllezërit.

Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm pak ditë më parë dhe kishte shkuar që t’i ndihmonte familjes së tij, në fshatin Garunjas të Lushnjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *