E veshur me të zeza, duke qarë, Fatbardha Qose, nësa e 33-vjeçares Silvana Gushit, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Levan-Vlorë së bashku me familjen e saj kërkon vetëm drejtësi.
Fatbardha rrëfeu telefonatën e fundit me të bijën, ndërsa i priste pas një viti, të ktheheshin për të kaluar pushimet.
“Ku ka ngushëllim për nënën, se i kanë ikur 4 lule. Ah, ç’me ka bërë i ligu më prishi jetën e vajzës më mbylli derën e vajzës, ju jeni nëna vetë. Ç’po bëhet me këtë popull, u vra rinia, i vrau i ligu i vrau rrugaçi, i vrau ai që ka para, unë nuk kam para.
Vajza vajti në Greqi për t’u ushqyer, për një jetë më të mirë, do vinte te nëna, të kalonte pushimet. Nëna i kishte bërë për të ngrënë, fola me vajzën i thash ‘cfarë do të bëjë nëna për të ngrëna?’ ajo më tha ‘ mami më bëj një pulë me pilaf’ dhe unë ia bëra gati, po e prisja të hante mëngjesin me dhëndrin e mbesat. Më iku vajza në moshë të rinisë. Dhëndrin e kisha si djalë. Të vihet drejtësia në vend, ku është shteti. Unë nuk kam lekë, ai që ma ka bërë këtë do jetë biznesmen. Vetë e di si i kam rritur, ia mbushja çantat me ushqime ia çoja në Greqi.
Shteti të marrë masa, i bëj apel të gjitha nënave: Këtë që përjetova unë mos e përjetojë asnjë nënë në botë. Të jenë nëna të gëzuara, ai baba e ajo nënë që ka rritur atë djalë, të më vinte të më thoshte një fjalë te dera. Të më ngushëllonte, janë njerëz pa shpirt, nuk janë njerëz. Më helmuan kockën, më mbyllën derën e vajzës.
Shteti të marrë masa. Nuk ia pata borxh, kishin hallin e tyre. Rrugaci i ra më qafë. Shteti të veri dorën në zemër, sot u helmova unë. M’u shkatërrua jeta, më plasi zemra, vajza ime po ha dhe, katër varre“, tha nëna e Silvanës me lot në sy.
j.l./ dita

Ca te thuash, nuk ke ca te thuash. Fjalet e saj jane gur e plumb, po ky eshte vend i horrave dhe krimineleve. Populli eshte vetem dele dhe placke tregu.
Kam thene me kohe, rrini indiferent, se jeten tuaj vini ne pazar,.Kjo qe ndodh per te tjeret eshte kercenim per te gjithe,
Kur vuanin ato nenat e grate e Ballshit, i lane vetem. Ata ganstere jane qe hane pasurite dhe parate e shqiptareve, dhe u marrin dhe jeten. Ata ishin qe i moren jeten 20 vjecarit ne Velipoje.
Ndajne pasurite e popullit si u do qefi.
Do i marri Ramuti dhe ato, se i leverdis puna kur vriten njerezit. Ne vend te bej dretesi, ferkon duart qe njerezit te hane koken.
Ka pune ketu plot thote, po nuk duan shqiptaret te punojne. Le ta coje Zahon kamarier ne vend te atij djalit te keta te Hoteleve, e ta shikoje si eshte puna, le te coje ate te Lindes atje, e ta shikoje si do punoje..
Shtet kriminel dhe popull legen qe i pranon gjithe keto poshtersi e padrejtesi.
Nuk ke cfare te thuash kur lexon keto fjale.
Me beri pershtypje, se nena tha qe u mbushja canten me ushqime dhe ua dergoja ne Greqi!!
Se kete bejne edhe cA qe njoh une, mbushin cantat dhe makinat dhe shkojne ne vendet ku jetojne ne Europe.
Shqiperia te kishte rrogat pak me te mira, nuk do kishte vendd si ajo.
Sa per aksidentet, edhe ketu ku une jetoj ndodhin. Ata i parandalojnd ketu me kamerat e shpejtesise ose speed cameras qe flashojne kur makina eshte mbi shpejtesine. Ky blic kamere, fotografon targen e kundravajtesit, si dhe ka oren dhe rrugen ku ka ndodhur shkelja. Gjoba bashke me foton i shkon kundravajtesit ne adresen e tij me poste.
Nuk e ka fajin rrugaci me Makine por banditet e Tiranes.
E mor kopili i Shiqeres, i cure flaken gjithckaje.
Te qifte qeni rracen ty, Rames e Monalikes!
Mbi te gjithe, atyre qe ju lepihen mostrave te Tiranes.