I kthyer në bezdi kombëtare!

anazapta

Përshëndetje DITA. Këtu në lagje kam një të njohurin tim, i cili sa herë që  ulemi për të pirë kafe, pa ardhur ende ajo e flamosura, ai  zë e turfullon, zë e nis ca muhabete që, të them të drejtën, më kanë bërë që të ndjehem keq. Më duken muhabete pazari, ato që më tregon sot, nuk harron të mi thotë edhe nesër. I njëjti avaz. Ç’ka ngjarë me mikun tim. Atij, përfshi edhe gruan dhe fëmijët, po ia nxin jetën babai, Gjyshi i fëmijve. Sipas tij, ai është bërë shumë zevzek, i padurueshëm, ndërhyn gati-gati në të gjitha problemet e familjes, nuk i lejon të marrin, qoftë edhe një vendim të rëndomtë pa ia marrë mendimin Gjyshit. Por, sipas mikut tim, ajo që nuk durohet fare, është se gjyshi nuk dorzon çelsat e shtëpisë. Për qamet. Mendja më shkoi tek gjyshi Sali. Një paralele e cila është fotokopje e asaj që citova në fillim të këtyre rradhëve. Veçse me një ndryshim. Nëse Gjyshi i fëmijëve të mikut tim po bën “tu ikë mendja” vetëm disa antarë të një familje, ky tjetri po i “xhindos” të gjithë shqipëtarët, të vegjel e të mëdhenj, të të gjitha bindjeve politike, socialist, lësëistë e demokratë. Në shqipëtarët jemi popull fisnik, i zakoneve  nga më të mirat. Dimë sesi duhet të trajtohen të vjetrit, dimë si të sillemi me ta, dimë të mos ua zëmë “qoshenë”,  atë që u takon. Shkurt, nuk shkelim kollaj në dërrasë të kalbur për çështje që lidhen me dinjitetin e tyre. Problemi me Berishën, qëndron se ky, ashtu si Gjyshi i Madh  tek filmi “Njeriu me top”, plaku Mere, është bërë pengesë serioze  për zhvillimin e proceseve demokratike dhe për reformimin e partisë që ka themeluar e drejtuar këtu e 23 vjet të shkuara. Ai, për fat të keq, është kthyer në një person fizik i padurueshëm, është kthyer në bezdi kombëtare, i të gjithë popullit. Zarari që po na sjell Gjyshi i Madh,  ai që po i duket vetja zot i Shqipërisë dhe shqipëtarve, kohët e fundit po bëhet alarmant, zarar që po na koston në shumë plane. Si një plak i marrosur ka ndërmarrë disa vendime, të cilëve nuk u dihet fundi. Nuk mund ta parashikojë kush as fundin e karshillëkut që po i bën ky zotëri të ardhmes së vendit.  Çdo ditë që kalon merret vesh nga një proçkë. Na telendisi ky i paudhë.

 

Letër e nënshkruar: Bashkim Koçi

Share This Article
1 Comment
  • me tere mend ,sali vampiri kur do zhduket njehere pergjithmone nga skena,ky personazh negativ, sa i uryer ,po aq dhe i peshtirosur,per shumicen shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *