Nga Leart Kola
Jemi mësuar që 1 Majin ta “festojmë” si një datë të punëtorëve, natyrisht imagjinata që na imponon kjo datë janë fabrikat dhe kolektivi, me pak fjalë puna e lodhshme fizike, por a është vetëm ky punëtori i sotëm?
Në kërkimin e kryer me Institutin e Studimeve Sociale dhe Humane (ISSH) mbi analizën statusit të punëtorëve në Shqipëri, na rezulton që 60% e shqiptarëve janë të vetëpunësuar sipas të dhënave të Bankës Botërore. Për ta bërë më të qartë nga analizat krahasimore të realizuara nga instituti, rezulton që numri i të vetëpunësuarve në Shqipëri është dy deri tre herë më i lartë në krahasim me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut (21.8%), Serbia (28.3%) dhe Kroacia (12.4%).
Statistikat e përgjithshme në rang botëror tregojnë parimisht se në vendet me ekonomi më të zhvilluar niveli i vetëpunësimit është më i ulët, ndërsa në ato me ekonomi në zhvillim hasim nivel më të lartë të vetëpunësimit.
Për të vazhduar me idenë e krahasimeve që e bën më të lehtë përshkrimin e situatës, mund të themi që në vendet e zhvilluara të kontinentit të Evropës, numri i të vetëpunësuarve nuk arrin më shumë se 12-15% ndërsa ekonomitë në zhvillim të Afrikës e kanë mbi 70%.
Ofrimi i rrogave të larta, modele të avancuara të sigurimit shëndetësor dhe pensioneve, standarde të larta të mbrojtjes në punë, shkurtimi i orarit të punës nën tetë orë në ditë janë vetëm disa prej arsyeve pse në ekonomitë e avancuara kanë një punësim me pagesë gjithmonë mbi 84% ndërkohë që në Shqipëri kjo shifër është 35.6%.
Ky dallim i madh me ekonomitë e zhvilluara nuk është adresuar asnjëherë si problem në Shqipëri, përkundrazi, nga qeverië e djathta në të shkuarën dhe e “majtë” tani, konsiderohet gjithmonë si sukses rritja e numrit të bizneseve të hapura, apo dhe rritja e të vetëpunësuarve, duke keqdrejtuar kështu opinionin publik, kur të dhënat tregojnë që të vetëpunësuarit në krahasim me të punësuarit me rrogë, janë në masë më të madhe të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë, të ardhurave të pasigurta prej cikleve ekonomike si dhe ngeljes jashtë skemave të sigurimit shëndetësor dhe shoqëror. Rreth 20% e të vetëpunësuarve në Shqipëri nuk paguajnë kontributet shoqërore që vjen si efekt i nivelit të ulët i të ardhurave.
Vetëpunësimi nuk është ajo që mundohen politikanët të na servirin si një mundësi lirie dhe përfitimi indivual, të jesh “bosi” i vetes, përkundrazi është një histori kryesisht skamje dhe shfrytëzimi pasiv i antarëve të familjes, grave dhe vajzave në rastet më të shpeshta. Duhet mbajtur parasysh që në masën më të madhe të vetëpunësuarit janë marketet e vogla poshtë pallateve, kafeteritë e lagjeve aty ku shumica juaj bën pazarin e shpejtë, dhe që në çdo orë të ditës, keni të njëjtin njëri që të shërben, ose atë ose gruan, djalin apo vajzën e tij.
Nga analiza e të dhënave rreth tendencës së angazhimit si anëtarë të familjes pa pagesë del që dallimi mes burrave dhe grave është i dyfishtë. Përderisa niveli total i anëtarëve kontribues të familjes që nuk marrin pagë përbën mbi një të tretën e numrit të përgjithshëm të punëtorëve, gjasat për t’u angazhuar në një aktivitet të tillë janë 51.9% për gratë, ndërsa 25.9% për burrat.
Këto të dhëna tregojnë që proletariat shqiptar, nuk ndodhet vetëm në miniera, fasoneri apo biznese prodhuese, ku shfrytëzimi është çnjerëzor, siç e kemi parë me rastin e Samir Manes, dhe minierave të Bulqizës, apo në mijra fasoneri të shpërndara në gërmadhat e ish-ndërtesave socialiste, të cilat u ndërtuan me punë kolektive për t’u privatizuar me afera personale.
Në konkluzion “industria” shqiptare sot është ajo e kateve të para të pallateve. Me taksat e tyre mbahet qeveria (mjafton të shikoni humbjet në buxhet nga vetëm një muaj mospagesa të taksave të ambjentit apo të hapësirës publike për kioskat e baret) për të parë së cilët realisht janë “taksapaguesit” e mëdhenj që e mbajnë ekonominë gjallë, dhe tek cilët shkojnë më pas këto “taksa”.
Warren Buffett, miliarderi amerikan thotë: “jam dakort që po jetojmë në një luftë klasash, por është klasa ime, klasa e të pasurve, që po e bën këtë luftë, dhe ne po e fitojmë”. E ata po fitojnë çdo ditë, jo vetëm në 1 Maj.
*****
Botuar në DITA
ky zotria burri i injorantes joleza koka te cilen e hoqen nga freshi dhe e vuri lali eri ne keshillin bashkiak si perfaqesuese e injorances shqiptare te dy keta jane antar bordesh ku marrin disa rroga ..dhe dalin flasin per puntoret 1 majin ..njerez te neveritshem
Nëse ky është injorant!?
Ty duhet të të japin pension invaliditeti. Pa tru fare.
Shko kërkoje, 100% e sigurtë që ta japin pa problem. Nuk kanë nevojë të të bëjnë një pyetje të dytë. Kuptohesh me të parën.
Mos pyet se i kujt eshte 1 MAJI,por pyet se te kujt i sherbejne kreret e SINDIKATAVE.
Keni degjuar ju te behen protesta masive apo greva keto vitet e fundit te drejtuara nga sindikatat?
Doemos qe nuk keni degjuar se shteti shkerdhatokratik i Rames i ka “BLERE” kreret e tyre ndaj ata heshtin!
Lexoni materialin e meposhtem te BIRN,per ta kuptuar me fakte kjo qe po ndodh:
-“Institucionet shtetërore dhe kompanitë publike u mbajnë çdo muaj punonjësve të tyre nga paga kuota anëtarësimi në sindikata, për të cilat punonjësit nuk kanë dhënë miratimin dhe shpeshherë as që kanë dijeni.
Vetëm institucionet shtetërore të arsimit, shëndetësisë, policisë dhe burgjeve, sindikatat kanë mbledhur gjatë 4 viteve të fundit dhjetra miliona lekë në kontribute; ndërkohë që pagesa të majme të bazuara në kontratat kolektive bëhen edhe nga kompanitë publike, si OSHEE, KESH dhe Posta Shqiptare.
Qeveria ka paguar rreth 600 mijë euro për 15 federata, konfederata dhe sindikata të pavaruara nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Përfituesit më të mëdhenj ishin dy sindikatat e arsimit, të cilat në bazë të kontratës kolektive të lidhur me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë përfituar rreth 400 mijë euro. Kjo shumë është mbajtur nga pagat e mësuesve dhe edukatorëve nga drejtoritë dhe zyrat arsimore në të gjithë vendin.
Këto shuma janë mbledhur pa dijeninë e mësuesve, të cilët u shprehën për BIRN se kishin dijeni për ekzistencën e sindikatave, por ishin të paqartë për kuotat që u mbaheshin nga rroga.
Më pas dy sindikatat e punonjësve të rendit kanë marrë 40 mijë euro për 4 vjet. Ndërsa Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka përfituar 60 mijë euro nga institucionet e vuajtjes së dënimit”!
Ja pse nuk ka puntore,nuk ka sindikata,se shteti diktatorial i Rames i ka blere!
Ja edhe nje fakt tjeter,me i rende:
Ne qershor re 2019,Banka Boterore ne raportin e saj denincoi se ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale,qe do te thote se bejne kontrabande,nuk derdhin taksa e tatime,mbajne mijra punonjes ne te zeze pa kontrata pune qe si rrjedhoje nuk ua paguajne rrogen e plote,nuk u derdhin kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore dhe kuptohet qe pasojat jane tragjike si per shtetin e korruptuar por me shume per vete keta punonjes qe nuk u njihen vitet e e punes per efekt pensioni dhe as nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
Bile tani me rastin e pandemise keta mijra ,meqenese ju mbyllen vendet e punes,as shteti nuk u dha rroga lufte sepse nuk figuronin gjekundi si te punesuar apo si te pa pune!
Kjo katastrofe ka nxjerre ne pah jo vetem pa aftesine e administrates publike,por edhe nivelin e madh te korrupsionit ne qeverisje,duke i nshkaktuar financave te shtetit miliarda euro deme,qe sot kryrministri Rama,ky baba i korrupsionit tentoi ta zbute me uljen e pensioneve qesharake!
Ky eshte 1 MAJI i vertete e jo shitesit poshte pallateve sic derdellit ky jeniceri i “Mjaft-it”!
Ka te drejte parafolesi o Gani. Ty te dogji se do jesh edhe ti mut si Kola.
Degjojeni se cthote. Te jesh autonom eshte gje e keqe. Pra ne duam me shume proletare. Ne duam me shume skllever. Pastaj per te na bindur qe e ka per te miren e popullit shan “skllavopronarin” Mane. Pra shkurt ky palle do.me shume punetore ne nderrmarrje shteterore ku ky dhe soji i tij te bejne drejtorin(skllavopromarin). Autonomi nuk i duhet ketij sepse ai i do punetoret ne rresht cdo mengjes. E shumta mund te pranoje nderrmarrje private ku ky dhe soji i tij te jene njekohesisht edhe pronar edhe kryesindikalist. Tamam ajo thenia: te majtet i duan shume te varferit,prandaj mundohen ti shtojne sa me shume.
Po, 1 maji sot nuk eshte dita e puntoreve ne Shqiperi,se prej 30 vjetesh tani ketu nuk ka me puntore,por ….SKLLEVER!
Ne te gjithe boten sot protestohet per me shume te drejta,per me shume mireqenie,ndersa ketu proteston vetem mje mjeri dhe ai eshte …KRYEMINISTRI!
Dhe per cfare proteston ai?
Proteston kunder popullit te tij qe,
1-Nuk e kupton se ate e ka derguar ZOTI me qellim,qe te mbaje mbi shpatulla barren e rende te shpetimit i vetem te jeteve te sklleverve te tij !
2-Qe ka izoluar prej 3 muajsh 700 mije pensionistet,vetem qe t’i ruaje ata se mos infektohen nga copvid-19 dhe nuk i ka lejuar as te vizitohen per semundjet e tjera vetem me qellimin se mos infektohen dhe vdesin!
Si nuk e kuptojne keta 700 mije pensionistet,se per covid-19 eshte shqetesuar e gjithe bota dhe nuk flet njeri as per kancer,zemren,veshkat etj,se ato jane ZERO para covid-19!
Se ne fund te fundit me covid-19 po zhvillohet i vetmi kampionat boteror qe qeverite cdo dite plotesojne skedinat 1/x/2,qe do te thote: sa te shtruar/sa te sheruar/sa te vdekur!
Dhe deri ne minutat e fundit te ndeshjes finale te ketij kampionati boteror,kryeministri yne e ka te fituar skedinen dhe pret vetem fishkellimen e fundit te terheqe ….LAVDINE!
E cfare duan shqiptaret te bente udheheqesi i tyre fuqiplote tani,qe i ka mbi supe te gjitha hallet e shtetit,se opozita nuk ekziston,gjykatat nuk ekzistojne dhe funfi fundit nuk ka njeri tjeter qe t’i thote….”Te lumte,ti je babai yne”!
Ja,pra as per kaq nuk ka njeri ne Shqiperi!
Atehere cfare te beje kryeministri yne,kur ka nen vete per te ushqyer nje popull,qe nuk e kupton,vlereson dhe lavderon?
Boll shpifet ,
boll fyet femrat e mira e njerzit inteligjente e te qytetruar
te atij vendi
ju brekt e maskarenjeve te atij vendi .
—
Perballu me Argumneta o pordh ose futu perseri andej
#nga dole ,se qelbet Atmosferen Shqiptare .
O trim ai bisnes qe thua ti jep vetem 1.2% te te ardhura e tatimore…sepse beni si specialiste te gjithe…..
Fjale dhe vetem fjale…..Ashtu si Learti me floke te gjata tashme person publik i deshirueshem nga masa per vete misionin qe ka marre mbi vehte, ndoshta kushedi sa rrogetare paraqesin fjalime te tilla para drejtueseve te tyre. Por! Ah te gjoret punetore , djem e vajza , nuse e bashkeshorte te rinj te tyre ne keto vite menxyre ne pune te zeze dhe te deklaruar punojne si skllever ne minjera ari per padronet per nje kacidhe(nuk sigurojne as buken e muajit me pagen, ndekohe qe pronaret vjedhin punetorin por me shume shtetin e pazot qe nuk e kontrollon kurre. Ne mes te helmeve , te zhurmave marramendese, te mosajrosjes se detyrueshme te moszbatimit te asne kriteri te pushimeve javore e ditore per te mos zene ne goje ato vjetore.Dhe keta kontrollore paguhen te rine ne zyra nga keta gjynaqare ….qe keta te marrin rroga te majme , te bejne pushime jashte shtetit dhe te krakosen harbuce zyrave me te pamundurit dhe te pambroturit as edhe nga Zoti.
Te pakten njezet vjet pas punesh zyre ka si puna ime qe jetojme e punojme bashke me kete shtrese…Valle a do te ngriheni ju bijte tane te krijoni nje model te ri ne kete shtet makaber, apo dalim e shajme lideret kur na dalin perpara.Edi eshte nje , sikunder nje Sali… nje Luli.. dhe te tre bejne tre . Nje armate e madhe njerzish e kane ne dore kete problem .Por kur???
1 maj, dita e puntoreve fakt keshtu ishte deri 90, me pluralizmin politik harruan punen dhe ne vend punes e zevendesuan me vjedhje, zomptime, mashtrime, korrupsion, hajduteri, piselliqe, rrugaceri, injorance, paaftesi, banda etj.
1 muaj po zevendesohet me te kurreptuaret shkelqim ganaj, ne ildkpki qe ka kthyer prone private
A) shkelqim ganaj nje hajdut ordiner ben cdo dite korrupsion, me familjen nga hollanda ne tirane…mund te shikohet edhe ne sistemin times….
B) shkelqim ganaj bashkepunim me olsi komici anetari i komisionit pavaruru kualifilimit ben korrupsion ne institucion duke bere presion subjekteve si ure lidhese ka punesuar bashkeshorten e olsi komici anita komici…
C) a ka konflikt interesi midis ketyre flliqesirave prdiner qe zapon institucionet me familkare e tyre…
D) olsi komici anetar komisioni pavarur kualifilimit ka dhe dosje prokurori per korrupsion…turp
2) ganta tafa bungo kryetar komisionit pavarur kualifikimit nje grua ordiner me urdhera te mafjes se fatmir xhafes shkarkon njerez drejtesise nga puna..turp edhe pse adminostrata nuk i zbaton i heq ato nga puna dhe i ndjel qe mos fillon pune ne asni institucion duke i marre titullaret institucionet telefon…ja cfare grua ordinere eshte kjo…njejten gje ben dhe shkelqim ganaj per largimin nga ildkpki merr titullare institucionesh qe mos punesohen duke then se nul do punosh ne asnje vend..ja cfare mafje a institucionet….
3) keto mbrohen nga taulant balla, ulsi manja, adonr shameti deputet e paralamentit ketij te fundit shkelqim ganaj i dergon dhe inspekorin per te plotesuar deklarata pasurie…
Psa hesht prokuroria, policia, spaku…
Pse zoti krueminister hesht ti para ketyre bandave qe po instalohet ne sistem drejtesie….
Shkelqim ganaj i ka mbaruar mandati, pse nul e heqeni, pse la 7 vjet ku ai ishte me mandat 5 vjecar…
Fatmir xhafa, artur malaj ne zyre tek etc ben bashkepunime per te instaluar krimin e organizuar ne ne sistem drejtesise…
Zoti kryeminister nderhyje sa me pare per te larguar keto njerez …do ju kundervihen dhe juve qofte se nuk nderhyni sa me shpejt per ti larguar dhe per ti derguar para drejtesise….ja pra te dashur cfare dite eshte sot…turp per spakun qe hesht kaq shume …drejtuesi spaku e din mire cbehet me keto institucione apo e kan josh bandat dhe ate…dhe rri heshtur sot …duke justifiluar me procedure…turp turp qe po njelloset drejtesia dhe e verteta ne kete vend…
Na menyra se si shkruan dhe shprehesh duket qarte qe je ndonje nga plepistat e shkarkuar nga vetingu.Une nuk njoh asnje nga personat qe permendni ju,sikurse nuk ju njoh as ju si person,por ju tregoni vete se jeni I paditur e te tille nuk mund t’i japin mend shoqerise .Tung!
mënyra si e kap ky lali është e drejtë,por dhe duhet thënë se “vetpunësimi”,përveç tërë fakteve që jep ky,nuk është gjë tjetër veçse treguesi i një ekonomie me rendiment të ulët!sa më i lartë të jetë vetpunësimi aq më e dobët është ekonomija!!
marrim një shëmbull!
bujqësinë e fillimit të viteve ’80!!
kishte rrezultate të larta,në fermat ose në kooperativat e tipit të lartë!arsyeja ishte sipërfaqe të mëdha,punë me mekanizuar!
sot është e kundërta!
sipërfaqe të vogla,familjare,mungesë e theksuar e mekanizimit dhe rendimente të ulta!!
përfytyroni bill gejtsin sikur të kishte qëndruar i vetpunësuar në garazhin e tij dhe të prodhonte kompiuter!?
për bukën e gojës kishte për të vuajtur!!
sot nuk vuan për bukën e gojës!?është bërë i pasur duke jua marrë të tjerëve,nga një copë buke!!
nuk mund të bësh kapitalizëm me baçe o me kotec pulash!!
dhe ne “luftuam” për të sjellë kapitalizmin!
Me pelqeve Censure.! Po Saliu e dinte kete qe po te linte token e ndermarrjeve bujqesore pa e privatizuar dhe po te linte kooperativat e tipit te larte pa i privatizuar duke i len toke shterore e duke i i administruar shteti , shqiperia do te siguronte vende pune dhe te ardhura te mjaftueshme per nje pjes te qytetarve te saje.
Pore per ta shkatrruar tersishte sektorin pune ai beri gjithcka ishte me e e kece ku vete pune te mos kishte.
Sote me pa turpesi kerkon vende pune e ku ti gjejem keto vende pune.!
Duhet qe drejtesia ti hape dosjen edhe te shkatrrimeve ne bujqesi keti njeriu antishqiptare.!
Po pse beni si kurvat? Edhe ti o Ali, edhe ai i mençuri me siper. Po i kishte shteti te gjitha or rrotlla para 1990, a nuk ngordhem me tallona ne dore, me rradha qumeshti qysh ne 2 te mengjezit e me bidon vajguri duke gatuar supen neper halet e apartamenteve. Kaq mjafton per te shpieguar qe e gjithe ajo pune ishte deshtim i plote. Qe nuk eshte kaq e mire edhe kjo tashti nuk domethene qe te kthehemi atje ku ishim. Ate mut e hengrem nje here, keshtuqe mos na cani karin kot.
Nonen morrave te KUQ
kurse ty tashti dhe babën se nonën ta kemi shpërdoruar sa ska ku të vejë!!ytatë e ka pas përdorur dhe atëherë por sot e bën hapur!
djishe bythëgrisur sot je beqir!!
copë mishi!
O morri i dreqit.! Ndryshimi i sistemit ishte nje domosdoshmeri ore morr.! Po c`fare do te ndodhte ne se ky ndryshim do te behejh me maturi dhe me largpamesi per te ardhem.
Hapja e shqiperise krioi avantazhe te medha. Emigracioni ishte nje nder pririoritete qe remitancat ne se do te administroheshi do te sillni zhvillim te madhe.
Me Remitancat dhe me ndihmet qe dha bota ne fillesat e demokracise , shqiperia do ta mirrte veten mjafte mire, Do te rikonstruktoheshin fabrikat , me teknologji perendimore ne ato fabrika qe kishin mevoj. Pore c`fare ndodhi.?
1. Sali Berisha i ra hiles.Po te linde pa i prishure vendet e punes , fabrik, uzina ndermarrje bujqesore dhe SMT-te do te kushi te pakte 50 % te fuqis puntore te kohes se para ndryshimit te sistemi.
2. Duke pasur puntore te organizuar ne fabrike dhe kantjere te medha do te rrezikoheshin nga protestat dhe kerkesat ne rritje sice behen ne te gjitha vendet kapitalise.
3 Berisha duke pare kete rrezik (kuptohet se Berisha ne vitin 1962-1966 ai kerkonte te behej mbret) i prishi dhe i shkatrro te tera dhe u tha shqiptarve ja une u solla |”lirin” ikni e keputeni qafen nga te mundeni se ne do ta kthejm permbys shqiperin dhe do te filloi shqiperia nga zeroje .”Ne drejtojm Bota na ndihmon”
Kjo ishte deviza e Berishe dhe arsyet qe e shkatrroi vendin.
Po te mo ishin shkatrruar ne sote do te ishim disa her me mire se sote.!
ali me të vërtetë që je shumë i dobët!!
aq i dobët sa bën pytje aq idiote sa vështirë se të kupton njeriu!!
ke një naivitet të tmerrshëm,që dhe fëmija do të habitej!!ti do të bije vikitmë e një fëmije!ai do të ta hiqte çapën e bukës nga goja!!
po të kishte dashur të bënte shtet saliu,e kishte bërë!!
të garantoj që ka tru 1 mln herë më shumë se ti!!ti që na i jep këto naivitete këtu më lartë!!
nuk ka dashur të bëjë shtet dhe deri më sot askush nga këta ndyrësira nuk do të bëjë shtet!!
do të kuptosh se çfarë duan??
plasi sytë aty ku ata kanë pasur sukses!!
JANË PASURUAR!!
nga bythëgrisur janë bërë për ti pasur zili bill gejtsat e botës!!
ata e kanë arritur qëllimi e tyre,ti nuk mund të arrish budallallëkun tënd!!
Po sipas teje per kete pasuri te nje grushi njerzish u be ndryshimi i sistemit.?
Po me habisni ! Me qe puna qenka keshtu athere ase shkrimet e mia dhe as tujat nuk kan asnje vler vete sa kalojm kohen.
E gjith ajo ktrahure ne vendin ton per tu pasuaruar Berisha dhe Likja dhe te tjet le te thyej qafen.!
Kush eshte ky sharlatan,qe derdellit per 1 MAJIN?
A e di ky i nginjur se ! MAJI eshte Dita Nderkombetare e PUNONJESVE te mbare botes?
Sipas ketij kalemxhiu llapaqen ,sot meqenese nuk paska fabrika,uzina e kombinate nuk p[aska as puntore!
Pra mbetet qe 1 MAJI qenka vetem i ca shitesve poshte pallateve !
Shkurt nuk ka me 1 MAJ !
Jo more derr i nginjur, se ka 1 MAJ,ka puntore,por sot e 30 vjet keta puntore u mashtruan nga klasa politike,nga te ashtuquajturat sindikata gjoja te pavarura, nga OJQ,nga premtimet mashtruese se mjafton te crrezoni komnunizmin dhe Europen e keni pas dere!
A i keni pare keto 30 vjet,qe nuk ka zyre shteti pa patur nje zyrtar te huaj,nga te gjitha Institucionet Nderkombetare te Europes e te botes?
A i keni pare se si kane mbire kisha,xhamija me emra te cudithshem qe as i kishim degjuar ndoonjehere,ndonese pranojne se paska vetem nje ZOT e jo disa!
Dhe te gjithe keto falanga dhe shushunja iu sulen shqiptareve te shkrete duke i nxitur te shkaterrojne cdo gje te ndertuar ne komunizem dhe perfundimi duket ne shumicen e shqiptareve,qe mezi sigurojne buken e goje!
700 mije pensioniste, heronjte e vertete te ndertimit dhe prodhimit te te gjitha minierave,fabrikave,uzinave,kombinateve,ushtrise,shkollave,bujqesise etj sot marrin nje lemoshe te mjere duke i kercenuar cdo vit se do t’u ulin pensionet se vendi qenka ne krize!
Si qenkemi sot ne krize kur vendi ka pasurite me te medha nentokesore ne Europe,por nuk shfrytezohen ne interes te popullit por te banditeve oligarke dhe shqiptareve u mbeten therrimet!
Shikoni kush jane sot politikane,deputete,ministra,kryebashkiake etj!
Te gjithe deri dje anonime,pa dhene asnje konbtribut per vendin dhe pa asnje merite ne profesionet e tyre pervec besnikerise ndaj padronit te tyre Edi Rama!
Dhe sot financat e shtetit jane per toke ku vjedhja eshte bere e zakoneshme,kur borxhet me kredite jane bere aq shume sa do duhet t’i shlyejne shume breza pas nsh!
Te gjitha keto,qe Rama te mburrej para botes (se per shqiptaret nuk ka pjerdhur ndonjehere) si koke e madhe!
SHQIPERIA VDIQ!
Varrimi behet nga PPP pa pjesemarrjen e njerezve!
Oren e varrimit dhe vendin lexojeni ne facebook-un e kryeministrit ose ne ERTV!
Pas varrimit do shfaqet filmi artistik :
-“Gomarin po e shqyente ujku,ndersa ai lutej:
– “Ishalla jam ne enderr!”
Kapitalizma o e omel si hallva…
Me vjen mire qe me ne fund kapitalizmi po i jep frytet e veta:60 e ca % jane bosa shqiptare!
Nuk e dij c’kerkoni tjeter nga qeverite!?
Urrrrraaaaaaa!
Koment fort i sakte . Sepse ne prandaj e shembem ekonomine e planifikuar qe sejcili te behej “boss” me nga nje lope dhe dy dynym toke te cilen e shitem per te blere BENZ 200. Hahah….. Je i modh o Ximo. Sa i takon vetpunesimit dua te kujtoj qe sipas bibles puna iu dha si denim njeriut te pare Adamit . Pra i vetpunesuar dhe i vetedenuar edhe mund te barazohen gjithmone simbas Bibles. Dhe duke qene se nuk ta ka fajin kush s’ke pse proteston per 1 Maje. Hahah…..me pelqen.
“Në konkluzion “industria” shqiptare sot është ajo e kateve të para të pallateve.”
perfundim i sakte!
30 vjet ekonomi shqiptare ne kapitalizem
Ne mos gaboj ku ka qene anetar i Gay 99.
Po kreret e sindikatave i muaren parat?apo jane “ngujuar” ne ish shtepite e pushimit te puntoreve dhe nepunesve ,qe u ndertuan me djersen e puntoreve te atehershem dhe qe sot jane pensioniste ,por qe nuk gezojne asnji te drejte mbi keto prona te ligjeshme te tyre,sepse ato jane bere prona te “Salinjve”dhe klanit te tyre! Ku eshte ngujuar “Kalaja”qe dekoroi per merita te “vecanta”Sali Berishen si “pronar” sindikatave te varura nga Saliu”Keto cudira shqiptare vazhdojne ta cudisin boten qe nga vitet’90 e deri sot !
E sigurt qe 1 Maji nuk eshte i Lertit, Jolezes e gjithe mjaftsto-g99 te cilet nuk kane punaur nje dite ne jeten e tyre por kane jetuar duke vjedhur fonde e duke marre paga te pamerituara nga buxheti i shtetit, njesoj si dy ndrikullat: Mira dhe Bieta te kazanit te Erjonit qe jane bere gazi i botes neper rrjetet sociale. Juve jeni parazite qe jetoni ne kurrizin e punetoreve te ndershmem.
Nje Maji ne Shqiperi ka qene jo dita e puntorve por dita e sklleverve sepse jo vetem qe nuk e mbushnim ndonjehere barkun me buke (sepse edhe buka ishte me rracion )por ishim te detyruar (qofte diell a shi )te dilnim e te parakalonim para udheheqesve tane (te urryer )te dashur per realizimin e planit (edhe pse mund t ishim bere quull nga shiu )sidomos kooperativistet tane qe realizonin keto plane dhe hanin nga nje kafshate buke te bere me miser hibrit qe kerciste neper dhembe.Nuk e kuptoj se si ka akoma njerez qe e mbeshtesin ate sistem ku paga qe mernim nuk mjaftonte as per buke e jo me te beje nje jete dinjitoze.Me sa kuptoj un keta njerez qe flasin per ate sistem duhet te kene qene drejtues ose bij drejtuesish qe kane inat se i iku mundesia qe ti kene puntoret si sherbetore (shihni filmin 7 here mat ).Sido,sido qe te jete sot njerezit jetojne ku e ku me mire se ne ate sistem nga ç’do pikpamje jo si Aliu qe kerkon kooperativat qe nese fshataret nuk do te vidhnin nga arat me at 30 leke te vjetra qe mernin per dite pune as per buk that nuk i dilnin.
Degjo Tori!
Kemi 30 vjet qe degjojme hale si ty,qe merren akoma me socializmin,duke shpifur e share cfare u ka ardhur nder mend e cfare ju ka interesuar!
Ta zeme se keni te drejte per te gjitha,por qe ta vertetoni ju se sa te drejte keni ne ato qe akuzoni sicializmin,kete KURRE,KURRE,KURRE nuk do arrini ta beni pa treguar se cfare i ka dhene kapitalizmi i juaj shumices se popullit shqiptar!
Dhe kete duhet ta beni jo me sharje e shpifje,por me FAKTE ZYRTARE!
Beni krahasime se si kane qene dghe si jane sot Arsimi,Shendetesia,Industria,Bujqesia,Drejtesija,Demokracia,Punesimi,Analfabetizmi,Droga,Korrupsioni,Shteti ligjor,Pabarazia sociale,Edukimi i femijve,rinise dhe popullit,Degjenerimi shpirteror,financiar,moral etj, A eshte ligji per te gjithe njelloj,etj!
Sot ,pas 30 vjetesh kapitalizem Shqiperia sundohet nga nje parti ne Kuvend,qeveri,pushtet vendor,drejtesi etj,ku parate e popullit i perdor si te doje vetem nje njeri ,kryeministri!
Kushtetuta e miratuar me referendum popullor ne vitin 2008 u ndryshua brenda nates me pazaret e Berishes dhe Rames dhe u votua nga ushtaret e tyre ne Kuvend,duke shelur vete Kushtetuten!
Se nje Kushtetute e miratuar me referendum nuk mund te ndryshohet me votat e nje Kuvendi,se ndryshe quhet tallje per gjykimin e popullit!
Ketu filloi degradomi i shtetrit ligjor dhe demokracise se u vu nen kembe nga kryetari i partise e gjithe pasrtia,se ai e kishte te drejten te hartonte listen e kandidateve per deputete,kryebashkiake e pas zgjedhjeve edhe emerimin e ministrave,ambasadoreve etj,pra u be MBRET!
As Enver Hoxha nuk i kishte keto kompetenca!
Sot pasurite kombetare u jane dhene oligarkeve,krimineleve dhe hajduteve,ndersa populli mezi siguron buken e gojes!
Fillo e krahaso shtetin socialist me kete te sotmin kapitaliste dhe do kuptosh se sa i mjere eshte populli shqiptar sot!
Dhe arsyeja nuk eshte kap[italizmi,por klasa politike e degjeneruar antishqiptare!
Se kapitalizem eshte edhe SHBA,Gjermania,Suedia,Nirvegjia,Finlanda etj,por kane shtet dinjitoz qe respekton qytetaret dhe vete qytetaret e respektojne shtetin e tyre!
Ndersa ne Shqiperi shteti eshte ARMIK i qytetareve dhe te tille e konsiderojne edhe qytetaret shtetin!
1 Maji,sidomos ne komunizem ishte dita e poshterimit te katunarave,kurse sot eshte dita poshterimit te shqiptareve
Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe jo afërsisht 2.870.000 banorë si deklaron Instati. Arsyeja për deklaratat e gabuara të Instatit për numrin e popullsisë së Shqipërisë është regjistrimi plotësisht i gabuar i popullsisë i 2011 që u bë nga qeveria e atëhershme e Shqipërisë dhe Instati. Në 2011 Shqipëria kishte afërsisht 3.550.000 banorë kurse qeveria e atëhershme e vendit dhe Instati deklaruan vetëm rreth 2.821.000 banorë dhe fallsifikuan të gjitha të dhënat për popullsinë e Shqipërisë. Edhe numrin e banorëve në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë e fallsifikuan. Për qytetin e Tiranës deklaruan vetëm rreth 420.000 banorë kurse në të vërtetë qyteti i Tiranës kishte rreth 530.000 banorë atëhere. Me qytetin e Tiranës është fjala për bashkinë e vjetër të Tiranës. Sot vetëm qyteti i Tiranës ka afërsisht 600.000 banorë. Me Farkën, Kasharin, Kamzën dhe Paskuqanin e ashtuquajtura Tirana e Madhe ka rreth 800.000 banorë. Për qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës u deklaruan vetëm mes 75.000 dhe 80.000 banorë. Por në të vërtetë këto qytete kishin secili rreth 120.000 banorë. Për qytetin e Durrësit u deklaruan vetëm rreth 115.000 banorë. Por Durrësi kishte në fakt rreth 150.000 banorë. Dihet që regjistruesit e Instatit që shkonin tek banorët për të bërë rgjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5% nuk është fare e vërtetë sepse në fakt është 65% për të gjithë vendin. Gjithashtu deklaratat aktuale të Instatit për numrin e popullsisë në vend janë plotësisht të gabuara sepse bazohen tek ai regjistrim i fallsifikuar.
Në Shqipëri janë fallsifikuar pas 1990 qëllimisht çdo vit numri i lindjeve dhe numri i nxënësve nga qeveritë dhe Instati. Në 1990 numri i lindjeve në vend ishte rreth 82.200 dhe kjo ishte shifra e fundit e deklaruar saktë në vend. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 75.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe Instati deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit. Pas 2001 qeveritë dhe Instati i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 65.000 në vit. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ishte mesatarisht rreth 60.000 lindje në vit në vend. Për vitin 2018 Instati deklaroi vetëm rreth 29.000 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 65.000 lindje. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55% e popullsisë në 1990, 2,2% në 2001 dhe 1,7% në 2007. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ka qënë i qendrueshëm me 1,7% të popullsisë banuese në vend çdo vit.
Dihet rënia e lindshmërisë në vend pas 1990 por jo aq sa deklarojnë Instati dhe qeveritë. Shqipëria e trefishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend në kontinentin europian. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën dhe Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në kontinentin europian. Edhe prandaj Shqipëria e ka sot këtë shifër po aq të lartë sa Italia, Franca, dhe Spanja dhe më të lartë se sa vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore. Edhe Instati e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë. Regjistrimi i 2001 ishte shumë më i rregullt dhe i saktë se sa regjistrimi i 2011.
Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 560.000 kurse Instati dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 290.000. Edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend është i manipuluar nga Instati dhe qeveria. Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që Instati dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2018 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 27.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 560.000 nxënës është afërsisht 1 me 20,7 kurse me numrin e nxënësve prej rreth 290.000 sa deklarojnë Instati dhe qeveria do të ishte rreth 1 me 10,7 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas Instatit dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e ka pasur edhe para 1990 rreth 1 me 20 këtë raport. Kaq lehtësisht hidhen poshtë gënjeshtrat e qeverive dhe të Instatit për numrat e banorëve, lindjeve dhe nxënësve në vend.
Shqipëria ka aktualisht rreth 1.350.000 emigrantë. Nga këta janë 630.000 në Itali, 470.000 në Greqi, 130.000 në SHBA dhe 120.000 në vendet e tjera të BE, Kanada dhe Australi. Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10.000 persona dhe kjo do të thotë që është shumë i vogël. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht. Shqipëria ka me emigrantët gjithsej afërsisht 5.250.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi afërsisht 4.263.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i fallsifikuar sepse Shqipëria kishte në 2008 afërsisht 4.550.000 shtetas dhe nga këta banonin rreth 3.400.000 në Shqipëri dhe rreth 1.150.000 si emigrantë në vende të tjera. Numrin e shtetasve qeveria e ka deklaruar për herë të fundit në 2018 nëpërmjet një publikimi të Instatit për diasporën e Shqipërisë me afërsisht 4.450.000 shtetas. Por edhe ky numër ishte i fallsifikuar.
Emigrantët shqiptarë e kanë lindshmërinë në të njejtën përqindje prej 1,7% si edhe shqiptarët në Shqipëri. Këtë e vërteton numri i lindjeve të shqiptarëve në Itali që është rreth 10.500 në vit dhe këtë e thonë burimet zyrtare italiane. Edhe shumë media në Shqipëri i kanë shkruajtur këto shifra në artikuj, madje me shumë habi sepse nuk e njohin demografinë. Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati.
Nga 1991-2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas dhe ktheheshin rreth 5.000 shtetas në vit. Nga Shqipëria emigruan në vitet e fundit dhe emigrojnë edhe aktualisht rreth 30.000 shtetas në vit dhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend. Në këto shifra nuk përfshihen azilkërkuesit sepse ata konsiderohen si turistë dhe kthehen gati të gjithë prapë.
Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi arriti para krizës në 2009-ën me rreth 550.000 persona numrin më të lartë. Për shkak të krizës në Greqi u kthyen në Shqipëri rreth 150.000 emigrantë në vitet e më pasme.
Janë thjeshtë gënjeshtra të pabaza shifrat më të larta se kaq ose madje edhe deri në 1 milion për numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shumë nga ata që deklarojnë shifra të tilla nuk kanë fare njohuri për numrat e emigrantëve ose e bëjnë qëllimisht për të treguar sa shumë emigrantë janë në Greqi dhe kështu duan ta lavdërojnë Greqinë për pranimin e kaq shumë emigrantëve. Por Greqia nuk është fare për t’u lavdëruar dhe nuk ka asnjë meritë për këtë. Që prej shumë vitesh Italia e ka kaluar Greqinë për numrin e emigrantëve shqiptarë.
Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç deklarojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe Instatit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit dhe ta ulin shtimin natyral të popullsisë në Shqipëri. Por politikanët, mediat dhe Instati kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të fallsifikuara sepse Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe ka domethënë më shumë banorë se sa në 1990. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe vendet ballkanike kanë shtim negativ natyral të popullsisë dhe që domethënë humbje të popullsisë.
Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qëllimisht vetëm rreth 1.620.000 dhe duket qartë që është një mashtrim i qëllimshëm sepse ky numër është gati i njëjtë me numrin prej afërsisht 1.596.000 shqiptarë që u deklarua në regjistrimin e 1991 në Kosovë por ai regjistrim u bojkotua nga shqiptarët. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë që domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000 individë. Regjistrimi i 2011 është aq qesharak sepse numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua gati aq sa u deklarua në regjistrimin e 1991. Në fakt ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike.
Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.. Në 2002 në Kosovë banonin afërsisht 2.400.000 shqiptarë.
Dihet që në të gjitha regjistrimet në kohën e pushtimit në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë. Aktualisht në Kosovë banojnë rreth 3.100.000 shqiptarë.
Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.500.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanda dhe Australi. Këtu nuk përfshihen shqiptarët në Turqi sepse ata janë asimiluar në masë të konsiderueshme dhe nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.600.000 shqiptarë.
***
Në regjistrimin e popullsisë në 2002 numri i shqiptarëve në Maqedoni u deklarua afërsisht 509.000. Por në të vërtetë ishin afërsisht 1.050.000 shqiptarë në Maqedoni. Shqiptarët janë aktualisht afërsisht 1.400.000 banorë në Maqedoni. Numri i sllavo-maqedonasve është afëtsisht 1.100.000 por nga këta janë afërsisht 200.000 shqiptarë që nuk deklarojnë etninë e tyre të vërtetë dhe janë shumë të asimiluar. Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 55% shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët kanë qënë edhe shumicë absolute e popullsisë në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61% shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.
Minoritetet e tjera janë afërsisht 200.000. Nga minoritetet e tjera janë afërsisht 75.000 që deklarohen turq por nga këta janë afërsisht 60.000 shqiptarë dhe ata dinë edhe shqip. Numri i popullsisë në Maqedoni është gjithsej afërsisht 2.700.000 dhe nga kjo popullsi rreth 1.400.000 janë shqiptarë dhe deklarohen hapur shqiptarë. Shqiptarët janë me rreth 52% shumica absolute e popullsisë në Maqedoni dhe Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët kanë afërsisht 15 vjet që janë bërë përsëri populli më i madh në Maqedoni. Nga Maqedonia janë gjithsej rreth 250.000 emigrantë shqiptarë edhe kjo domethënë që shqiptarët e Maqedonisë janë gjithsej rreth 1.650.000 me emigrantët e tyre. Nga të gjithë nxënësit në Maqedoni afërsisht 70% janë nxënës shqiptarë. Në Maqedoni numrat zyrtarë të deklaruar të nxënësve shqiptarë gjithmonë kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht ashtu si kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht edhe numrat e banorëve shqiptarë dhe numrat e lindjeve të shqiptarëve.
***
Në Luginën e Preshevës banojnë afërsisht 180.000 shqiptarë dhe jo rreth 100.000 si deklarohet. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës janë rreth 250.000. Shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 80.000 dhe jo rreth 30.000 si deklarohet qëllimisht gabim nga Mali i Zi. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Malit të Zi janë rreth 120.000. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë.
Shqiptarët janë, duke mos e llogaritur Rumaninë, kombi më i madh në Ballkan. Gjithsej shqiptarët janë afërsisht 9,2 milionë individë në Ballkan. Me emigrantët shqiptarët janë afërsisht 11,8 milionë individë.
Në këto shifra përfshihen vetëm ata që deklarohen shqiptarë. Me arvanitët dhe shqiptarët e tjerë në Greqi këto shifra do ishin shumë më të larta. As shqiptarët e Turqisë nuk përfshihen në këto shifra. Në krahasim me shqiptarët kombet e tjera të Ballkanit janë shumë të vegjël. Në Ballkan vetëm shqiptarët kanë shtim të popullsisë kurse kombet e tjera kanë humbje të popullsisë. Shqiptarët ishin deri në krijimin e shtetit grek nga arvanitët në fillim të shekullit të 19 kombi me popullsinë dhe territorin më të madh në Ballkan sepse edhe arvanitët deklaroheshin hapur shqiptarë.
Shumica e shqiptarëve që banojnë në Çamëri, Artë, Janinë, Konicë, Follorinë, Kostur, Grebene dhe Meçovë e flasin gjuhën shqipe. Me ata janë afërsisht 10 milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe shumë arvanitë e flasin gjuhën shqipe. Numri i arvanitëve është gjithsej afërsisht 5 milionë individë.
https://mentealternativa1.blogspot.com
Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë kanë shtimin natyral të popullsisë më të lart në Europë. Gati të gjitha vendet e tjera të Europës kanë humbje të popullsisë dhe vetëm pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë. Të gjithë artikujt e OKB, BE dhe organizatave të tjera që deklarojnë sikur Shqipëria ka pakësim të popullsisë dhe do ngelin vetëm afërsisht 1 milion ose edhe më pak banorë në vend janë thjeshtë gënjeshtra. Me këto gënjeshtra kërkohet të arrihet ulja e shtimit natyral të popullsisë së Shqipërisë dhe shtimi i emigrimit jashtë vendit. Shqipëria ka aktualisht gati 4 milionë banorë rezidentë.
Në përgjithësi bëhet një propagandë shumë e keqe në mediat shqiptare kundër Shqipërisë duke e deklaruar gabimisht si “vendin më të varfër në Europë“. Duhet ta dinë të gjithë se “vendi më i varfër në Europë“ është Moldavia dhe pastaj vinë Ukraina, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Bjellorusia. Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto (GDP) për banor aq sa e ka edhe Rumania. Shqiptarët janë mesatarisht më të pasur se sa janë mesatarisht banorët e këtyre vendeve të përmendura. Nëse prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë nuk do kishte rënë gjithsej me rreth 41% në 1990, 1991, dhe 1992 për shkak të shkatërrimit të konsiderueshëm të industrisë, fabrikave dhe gjithë ekonomisë. Shqipëria do e kishte sot prodhimin e brendshëm bruto real për banor aq sa e kanë Italia, Spanja dhe Çekia sepse Spanja dhe Çekia e kanë arritur prodhimin e brendshëm bruto real për banor të Italisë.
Instati dhe qeveritë i kanë fallsifikuar pas 1990 të gjitha të dhënat për ekonominë e Shqipërisë ashtu siç i kanë fallsifikuar edhe të gjitha të dhënat për demografinë e Shqipërisë. Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja dhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me
prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.
Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.
Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.
Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik. Sot në Shqipëri të ardhurat mesatare janë njëjtë si në Rumani. Shqipëria dhe Rumania i lënë pas Bullgarinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë në BE. Në Shqipëri duhet ta dinë që vendet e tjera ballkanike kanë gjithashtu shumë emigrantë. Bullgaria ka afërsisht po aq emigrantë sa Shqipëria. Kurse Rumania ka afërsisht 3,5 milionë emigrantë që është një numër shumë i madh emigrantësh.
Arsyeja pse Shqipëria ka afërsisht 1,35 milionë emigantë është afërsia gjeografike me Italinë dhe Greqinë. Aktualisht Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto më të lart se sa Greqia por të ardhurat dhe niveli i çmimeve në Shqipëri janë mesatarisht më të ulëta se sa në Greqi. Nësë qeveria e Shqipërisë do i rriste të ardhurat në nivelin e të ardhurave në Greqi ose edhe më shumë nuk do Shqipëria nuk do kishte emigrantë në Greqi. Bullgaria dhe Maqedonia janë gjithashtu vende fqinje me Greqinë por kanë shumë më pak emigrantë në Greqi. Arsyeja për këtë është që Greqia ka qendrime armiqësore ndaj këtyre vendeve dhe kundër Bullgarisë ka bërë edhe luftra. Edhe kundër Shqipërisë ka bërë luftra Greqia. Por shqiptarët në përgjithësi nuk janë aq shovinistë sa popujt e tjerë të Ballkanit. Si gati të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit edhe Greqia ka humbje natyrale të popullsisë.
https://mentealternativa1.blogspot.com
Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe jo afërsisht 2.870.000 banorë si deklaron Instati. Arsyeja për deklaratat e gabuara të Instatit për numrin e popullsisë së Shqipërisë është regjistrimi plotësisht i gabuar i popullsisë i 2011 që u bë nga qeveria e atëhershme e Shqipërisë dhe Instati. Në 2011 Shqipëria kishte afërsisht 3.550.000 banorë kurse qeveria e atëhershme e vendit dhe Instati deklaruan vetëm rreth 2.821.000 banorë dhe fallsifikuan të gjitha të dhënat për popullsinë e Shqipërisë. Edhe numrin e banorëve në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë e fallsifikuan. Për qytetin e Tiranës deklaruan vetëm rreth 420.000 banorë kurse në të vërtetë qyteti i Tiranës kishte rreth 530.000 banorë atëhere. Me qytetin e Tiranës është fjala për bashkinë e vjetër të Tiranës. Sot vetëm qyteti i Tiranës ka afërsisht 600.000 banorë. Me Farkën, Kasharin, Kamzën dhe Paskuqanin e ashtuquajtura Tirana e Madhe ka rreth 800.000 banorë. Për qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës u deklaruan vetëm mes 75.000 dhe 80.000 banorë. Por në të vërtetë këto qytete kishin secili rreth 120.000 banorë. Për qytetin e Durrësit u deklaruan vetëm rreth 115.000 banorë. Por Durrësi kishte në fakt rreth 150.000 banorë. Dihet që regjistruesit e Instatit që shkonin tek banorët për të bërë rgjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5% nuk është fare e vërtetë sepse në fakt është 65% për të gjithë vendin. Gjithashtu deklaratat aktuale të Instatit për numrin e popullsisë në vend janë plotësisht të gabuara sepse bazohen tek ai regjistrim i fallsifikuar.
Në Shqipëri janë fallsifikuar pas 1990 qëllimisht çdo vit numri i lindjeve dhe numri i nxënësve nga qeveritë dhe Instati. Në 1990 numri i lindjeve në vend ishte rreth 82.200 dhe kjo ishte shifra e fundit e deklaruar saktë në vend. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 75.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe Instati deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit. Pas 2001 qeveritë dhe Instati i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 65.000 në vit. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ishte mesatarisht rreth 60.000 lindje në vit në vend. Për vitin 2018 Instati deklaroi vetëm rreth 29.000 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 65.000 lindje. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55% e popullsisë në 1990, 2,2% në 2001 dhe 1,7% në 2007. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ka qënë i qendrueshëm me 1,7% të popullsisë banuese në vend çdo vit.
Dihet rënia e lindshmërisë në vend pas 1990 por jo aq sa deklarojnë Instati dhe qeveritë. Shqipëria e trefishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend në kontinentin europian. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën dhe Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në kontinentin europian. Edhe prandaj Shqipëria e ka sot këtë shifër po aq të lartë sa Italia, Franca, dhe Spanja dhe më të lartë se sa vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore. Edhe Instati e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë. Regjistrimi i 2001 ishte shumë më i rregullt dhe i saktë se sa regjistrimi i 2011.
Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 560.000 kurse Instati dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 290.000. Edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend është i manipuluar nga Instati dhe qeveria. Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që Instati dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2018 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 27.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 560.000 nxënës është afërsisht 1 me 20,7 kurse me numrin e nxënësve prej rreth 290.000 sa deklarojnë Instati dhe qeveria do të ishte rreth 1 me 10,7 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas Instatit dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e ka pasur edhe para 1990 rreth 1 me 20 këtë raport. Kaq lehtësisht hidhen poshtë gënjeshtrat e qeverive dhe të Instatit për numrat e banorëve, lindjeve dhe nxënësve në vend.
debil ka akoma vënd
publikoje akoma se ka shumë mundësi që të bindemi se je me të vërtetë i çmëndur!!
Ahahahaha….autocensure! Lere pash zotin se kishim kohe pa qeshur se i kishim harruar carcafet e rreckosur te lefo’FTERI’ debilit ekzemplar te ketij blogu qe ka numeruar personalisht plot 5.250.000 shtetas.
Gezuar 1 Majin Punetore Buxhetore ne Shqiperi!
(qe tash 8 vjet me Ramen rritje rroge s’pa njeri)
qeshuni pra more ju te shkretet shtresa ne nevoj,
ne keto 8 vjet qeveri Rama vetem per juve mendoj,
nuk ju futi ne telashe fare, nuk ju krijoi asnje siklet,
ju la me po ato te ardhura qe kishit ketu dhe 8 vjet ,
Ta gezojme pra 1 Majin e Punetoreve o shqiptare,
me plot e per plot ngado Varferine te bere Mullar !
Jo, punesimi si skllav eshte zgjidhje.
*Rrapsoidt POPULLOR*- i lumte ajo mendie komanduar ate PENE..c’ka thene. Puna eshte ta mesojne shumica e popullsise qe vuan,,ne keto 30 vjet…,e…. ta kendoje si MARSH !.
Dhimbia e madhe popull!