Ngjarja tragjike që dodhi ditën e djeshme në Lazarat ishte një kronikë e paralajmëruar. Nuk dihej koha se kur do të mund të ndodhte, ndoshta nuk dihej as vendi, por pas gjithë atij kori shtrigan, ajo sillej rreth policisë së shtetit, e njëkohësisht ndaj vetë shtetit.
Së pari, atë e thanë tellallët shqupas, sa herë që goditej krimi, duke i veshur petkun e pafajësisë. Që nga viti i kaluar e deri më sot, duke ju referuar Lazaratit, ata fajësuan policinë e shtetit dhe strukturat e saj se, sipas një skenari, po bën lojën e pistë të qeverisë, duke goditur zonat sipas preferencave partiake, sikur të kishin ndarë krimin në parcela.
Kaq shumë i mëshuan kësaj llapaqenërie, sa që të duket se e gjithë ajo që po ndodhte në Lazarat godiste vetë shqupasit, dhe në fakt ishte goditur një pjesë e kupolës së saj mafioze, e lidhur ngushtë me Lazaratin, jo vetëm si njësi administrative, por edhe si koncept politik.
Ish shefi i qeverisë, pa asnjë dridhje, lëshonte mesazhin e mbështetjes politike, dhe deklaroi pa iu futur ferrë në këmbë se, kishte qenë politika e tij ajo që kishte lejuar Lazaratin!
Megjithëse ne kishim një ligj në këmbë, të miratuar pikërisht nga qeveria e ish-shefit, ndoshta e kemi ende në letër, i cili dënonte çdo kryeplak që nuk denonconte parcelat hashaniane, askush nuk u muar me krye-kryeplakun e Shqipërisë, i cili pranoi publikisht se kishte lejuar, me bindje të plotë politike, që, nga jugu, Lazarat, e deri tek veriu, Dukagjin, kanabisi të ishte si në shtëpinë e vet.
Një kryetar komune shkoi edhe më tej. Kryetari i Lazaratit, bashkë me përfaqësuesin e PD-në në fshat, “saktësuan” se policia nuk hyri si duhej në fshat, por hyri si një ushtri pushtuese. Dhe ndaj pushtuesit, merret vesh, duhet qëlluar.
Për një deklaratë të tillë ndaj policisë së shtetit, në cilindo vend të botës ku është ligji- ligj dhe shteti-shtet, edhe sikur njëzet herë më i rëndë të ishte kryetari i komunës, ai do të përballej me gjyqin e rreptë, për diskrimin të shtetit, krijim të pasigurisë, krahasimeve antikombëtare dhe joshje e krimit për rezistencë.
Por kryetari i komunës pi rehat rehat kafe në kafenenë e fshatit dhe rri i qetë, pasi e di se gjithçka ka ardhur nga lart.
Dhe, nuk ishte e pathënë se një ditë do të ndodhte. Erdhi vrasja e një pjesëtari të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, i cili disa herë kishte qenë me forcat paqeruajtëse në Afganistan dhe u kishte shpëtuar sulmeve të talibanëve afganë, por që e zuri plumbi i talibanëve lazaratas, me bekimin e nxitësve të tyre politikë shqupas.
Shefi i shqupasve deklaroi shteti duhej të merrte përgjegjësinë se i kishte dërguar forcat me një makinë të papërshtatshme (!) a thua se edhe pas kësaj, njerëzve të lidhur me krimin u lejohet të qëllojnë. Sipas këtij mentaliteti prishës, ai duhet pyetur: me cilat mjete i dërgoi forcat e ndërhyrjes së shpejtë me 21 janar, ku vrau 4 njerëz me duar në xhepa dhe plagosi e torturoi dhjetra të tjerë?
Së bashku me policin e vrarë, ndodhën edhe dy plagosje të rënda dhe përsëri, sipas shqupasve, herë nën zë e herë haptas, sidomos në momentin e ekzaltimit, bashkë me një grup tellallësh analistë, fajin e ka qeveria. Duke aluduar se, në këto zgjedhje vendore, lazaratasit kishin votuar për opozitën e jo për qeverisjen e majtë, sikur të ishte kjo një gjë e pandodhur më herët.
Për opozitën kjo kishte qenë hakmarrja e lazaratasve, dhe unë e besoj se banorët ishin kundër qeverisë. Nëse qeveria e tashme do i lejonte ulëzimet lazaratase, ata do të kishin votuar majtas, sepse në këtë hulli krimi vetëm bindje politike nuk ka, por ka vetëm krim të lidhur me politikën dhe politikë që mbështet krimin. Si ndodhi në rastin e djeshëm.
I kujt është krimi?
Një bandë e armatosur lëviz nëpër rruginat e shtigjet e një fshati me rreth 1.500 shtëpi. Një fshat që, pas shumë përpjekesh, duket se kishte rënë në qetësi. Të mësuar të jenë qeveri brenda qeverisë dhe strukturë brenda shtetit, kjo bandë ende mendon se mund të bëjë ligjin përmes forcës dhe se, duan apo nuk duan, qeverisja do të bëjë si thotë ajo. Prej kohësh është mësuar me këtë të fshehtë të hapur, e cila kishte krijuar bindjen se lazaratasit janë një forcë e padëgjuar, të lidhur për jetë a vdekje kundër të tjerëve, në këtë rast shtetit, dhe që mund të terrorizojnë jo vetëm fshatin e tyre, por, kur të duan, edhe Gjirokastrën.
Çfarë duhet bërë me këtë bandë, e cila nuk është Lazarati, por pjesa e dhimbshme e tij. Të livadhisë lirisht, e armatosur, shpesh herë e droguar, e gatshme të vrasë cilin ia do qejfi dhe të qëllojë edhe nga dritaret e shtëpive? Të bëjë ligjin një bandë cubash, apo, përmes ligjit, pse jo, forcës së ligjit, të vendoset e drejta e shtetit për të qeverisur në të gjithë territorin e tij?
Shqupasit duan të parën. Opozita e sotme nuk kërkon vendosjen e ligjit, pasi vetë është antligji në shumë nga segmentet e strukturat e saj, që nga ish shefi i partisë dhe ish kryeministër, e deri tek ai lazaratasi që qëlloi dhe vrau një njeri, i cili nuk ishte aty se ia donte qejfi, por po bënte punën e tij.
Opozita e sotme mendon se çdo njeri që ka lidhje me të, haptas apo fshehtas, nuk duhet të preket, sepse ndryshe preket e dhunohet opozita dhe, sipas tyre, ai që dhunon opozitën është antishtet, i korruptuar, mafioz, i lidhur me krimin.
Mos pastë kush punë me një opozitë të tillë!
Ka disa ditë e muaj që nuk dëgjohet gjë tjetër veçse për një qeverisje kriminale, mafioze, e lidhur me bandat, e kriminalizuar. Aq shumë zhurmë po bëhet për kriminalizimin e politikës, sidomos asaj qeverisëse, sa që të duket sikur e gjithë politika shqiptare, nga kreu deri në fund, është e mbushur me kriminelë. Nuk ka pjestar të kësaj qeverie apo figurë e njohur politike nga shumica e sotme qeverisëse që nuk është anatemuar deri në rrënjë, që nuk është shpallur si pjesë e bandave kriminale. Të duket sikur gjysma e më shumë e parlamentit janë njerëz me kallishnikov në duar, vrasës, me pagesë e pa pagesë, sa që përballë tyre një njeri si Al Kapone të duket lojë fëmijësh.
Në jugun e Shqipërisë, labët e mënçur, kanë një fjalë të urtë që, më shumë se gjithçka tjetër mendoj se i shkon kësaj hudhie. “ Yshtt laro, të hëngrët tenja, se e ke te keqen brenda”.
Dhe ne e kemi një opozitë të tillë, me të keqen brenda vetes, me shikimin nga krimi dhe me nostalgjinë për humbjen e lidhjeve të saj financiare me bandat që dikur bënin fuqinë.
Kur e dëgjon ulërimën e saj për krimin dhe bandat e pushtetit të futura deri në grykë në vrasje, mashtrim e krim, askush nuk duhet të çuditet përse ndodh një vrasje e njerëzve të shtetit, në këtë rast të forcave të rendit.
Përpara se t’i vrasin pas shpine në një rrugicë qorre, i kanë vrarë politikanët me helmin e zi të vrerit politik.
Lazarati, ajo pjesë e vogël e tij, është një shembull. Më i vonshmi. Nuk ia vlen të ripërsëriten të tjerat, por kur mendon se misteri i 2 prilit në Shkodër dhe enigma e 21 janarit në mesin e Tiranës, kanë mbetur në terr, megjithëse dihet se kush i bëri, çfarë mund të pritet tjetër?
Në veriun e Shqipërisë, në Shkodër, ka po ashtu një fjalë të mënçur, që më shumë se gjithçka tjetër i përshtatet këtij shënimi. “Më i keq gërgasi, se sa dorasi”.
Dorasi do të dihet, gërgasi dihet.
I kujt është krimi?
Nuk është vetëm i atij që qëllon, por edhe i atij tjetrit, që përmes fjalës, ia drejton grykën.
E keqja është brenda. Duhet hequr, që në fund të fundit të ketë një opozitë në ringjallje dhe jo një opozitë, e cila sot, nuk ka besimin as të një të pestës së qytetarëve.

A ka ardhur koha te arestohen Berisha ,Basha Ristani ,Bode,Pollo,Ruli dhe shume te tjere? Mjaft i lejuat te ndotin shqiptaret!
Po nese arrestohet edhe Likja, Braho, Rama, Spiropali, Shehaj e mjaftistet qe po bejne kerdine me parate e shtetit.
Drejtesia nuk behet duke arrestuar vetem kundershtaret politike por te gjithe hajdutet dhe keqberesit.
O ti info analitike, (Limfatike), ste vjen mire qe shteti ka filluar te lulezoje? Apo do rrumpalle idjot…ti vetem analize sdi te besh prandaj hiqe ate llagap….
Nuk jane kundershtare poltike , por kriminele antishqiptare ! Apo te kujton historine ???
Para se te jene kundershtare politike, ata qe permend TJ jane me se pak “persona qe kane dijeni per krimin” dhe me tej jane hajdute, keqberes dhe vrases. Per kete arsye duhet te ndalohen si te dyshuar dhe te bejne transparente gjithe informacionin qe dijne.
o analist edhe ata te arrestohen dhe ti shko coju ushqime
Hiqeni mo kete foto te dhimbshme keni respekt per dhimbjen e tjetrit.
Krimi ne Lazarat ka baba te vogel – Dashnor Alikon, dhe baba te madh – Sali Berishen.
Dje doli edhe gergasi i rradhes i krimit te lazove – Roland Bejko.
Atehere:
Cfare dispozite ligjore i burgos eterit shpirteror dhe gergasit e lazove – atyre qe u ka mare koka ere?
Cfare veprimi duhet te kryejne shqiptaret ndaj personave qe merren me kultivim dhe trafikim droge dhe armesh, qe vrasin me to?
Perse ky ngurim per te goditur ne embrionin e krimit ne Lazarat dhe ne te gjithe Shqiperine?
A do te vendoset mbi binare te vertete Godina e Shtetit Shqiptar?
I knedshem ky shkrim analize.Por,drejtesia ne Shqiperi qe pas viteve `90-te,eshte kapur per gryke nga politika.Keshtu qe nuk po e thote bindshem fjalen e saj.Deri kur me? A na duhet edhe shume te presim,qe drejtesia shqiptare t`i thote gjerat qarte e shkoqur?!!
Sali Berisha me dashje apo pa dashje trazon keq Shqiperine.
Vereni sa mire u sollen shumica e kandidateve te ketyre zgjedhjeve me njeri tjetrin duke pranu humbjen uruar kundershtarin etj.
Ishin zgjedhjet e para pa Sali Berishen
🙁
TI ME KEQEARDHJE PO NUK LEXOHESH ME KUR FLET PER SHTET,PARLAMENT KUR KETO 25 VJET NUK EGZISTOJNE.Fole po je shqipetar e gazetar kush e drejton parlamentin e kush e drejton drejtesine-POPULLI JO,ATEHERE?”
PARTIA DEMOKRATIKE NJE ORE E ME PARE DUHET NXJERRE JASHTE LIGJIT .
Veprat penale te saj, qe nga dita e themelimit e deri me sot jane me mijra .
Populli me shtetin e tij dhe atedheu mbi mbi te gjitha.
TOLERANCE ZERO .
Shume gabim qe pritet akoma Saliu Luli,.Rolandi apo ai majmuni Dasho Aliko ,duhej te ishin prapa hekurave?Ne kete rast Lazaratasit po perdoren si mish per top nga inspiruesit e tyre politikane.Pervec kesaj ata nuk e kane koken ne vend.Md kete drejtesi qe ne kemi frike se do te kemi shume viktima.I pa harruar emri i deshmorit Ibrahim Basha.,,,,!
Krimi ka orjentim politik nga SHQUP-i, arrestimet dhe likujdimet te fillojne me kriminelin Sali, Lulushin, Mut Noken, Distan Pijanecin, Imam Bajalldia, Shkerdheni e plot te tjere dhe ta kalojne ne eleminin banden e Lengaraqeve, qe ne kohen e Enverit, ne Shqiperi nuk e njihte kush per fshat, keta dhisnin ne breke.
Mos shto asgje me,por thuaj nuk ka shtet ndryshe nuk do dilnin te prononcoheshin.
Pershendetje z Bedri !
Nuk ka sesi mbasi ke lexuar keto rreshta te mos thuash – Shkrim i vertete realist i persosur !
Mjere ata qe I kundervihen nje populli te organizuar dhe te ndergjegjshem per kauzen e tij.Dhe ne Shqiperi populli e tha dhe njehere fjalen., Dhe fjala e ketij Qershoi eshte me e forte se ne Qershorin e 2013.Nuk ka kethim mbrapa!
Kam ndjesine se telenovela doshi-frroku,qe I hengri koken Drejtorit te talentuar te Policise se Shtetit Artan Didi,u dha zemer lazove dhe suport te mjaftueshem politik per te goditur mbi efektivet e policise.Ky drejtori I ri Haki Cako duket si figurant.
Moooossss , ju po i kerkoni Ed Rames te beje ato qe beri Enveri ? Te arrestoje gjithe qelbesirhanen shqipfolese qe nuk e lene shtetin shqiptar te ngrihet ne kembe dhe te zhvillohet ? Cfare po beni keshtu ? Po me rezulton se Enveri s’paska pas piken e fajit …..???!!!
Armiqte shqipfoles te shtetit shqiptar , jane vellezerit tane ! Me nje ndryshim te vockel , qe nuk maten dy here per te na futur plumbin !
Brravo Bedri. Nje prononcim perfekt per sa po ndodh ne SHQUP e me gjere. Tung. Artani.
Ka ardhur koha qe njerzit e ndershem te ngrihen per te ndryshuar situaten.Nga qeveria dhe sistemi i drejtesis nuk pritet ndonje gje per vendosjen e krimineleve te vertet para ligjit.Sali Berisha dhe langot e tij jane e keqja e atij KOMBI.Prandaj,vetem presioni popullor do te detyroje kete sistem qeverisesh te vendosi perfundimisht ndaj ketyre kriminelave.Pra vetem protesta e njerzve te ndershem ,mund ta shpetoje shqiperin nga keto “kerma”
Un mendoj qe rajoni i policise se gjirokastres te transferohet ne Lazarat ,Asnje banor i ndershem nuk duhet te kete frike ,un ne Tirane e kam shtepine prane nje komisariati dhe vetem te mira kam prej kesaj, Shteti nuk duhet te terhiqet, frike kane vetem kriminelet ,keqbersit e shkelsit e ligjit,
Jo keta te shqupit qe mbrojne kriminelet por dhe keta qe mbeshtesin me opinion qe nxjerrin vrer ketu ke dita duhen indetifikuar dhe ti cosh mbrapa hekurave, vritet nje oficer policie qe punon per tumbrojtur jeten ketyre plerave, turp tu vin ketyre novojtoreve se hale esht pak me e kulturur.
Qeveria ka mbështetjen absolute të popullit pa dallim krahine, bindjeje, gjëndjeje sociale apo ekonomike. Kjo u dëshmua edhe me zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Populli po pret me durimin në limitet e fundit, që të qeveriset. Në se qeveria nuk do të ngrihet sa më parë mbi pengesat kriminale të politikës së dështuar të sali berishes, por do t’a lerë atë të shpifë, të akuzojë pa asnjë fakt, të mbjellë përcarje në popull dhe të hedhë baltë për çdo punë të mirë të qeverisë, shumë shpejt vendi do të shkojë drejt gremins. Pengesat e qëllimshme, të gjeneruara pa pushim, natën dhe ditën nga shoqata e partisë ”demokratike”, në se do të lihen të lira, do t’ia marrin frymën qeverisë, do ta mbysin atë dhe do të sjellin kolapsin total më të paparë ndonjëherë në vendin tonë. Kjo situatë, po të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen, do të ketë të tjera viktima të pafajshme, fatkeqësisht. Krimi inkurajohet, merr krahë dhe hidhet në aksione kundër shtetit, sa herë që politika i bën fresk atij. Terrorizmi po kërcënon botën dhe kërkon të fitojë hapsirë edhe në vendin tonë. Ai e ka të lehtë për të lulëzuar në ato vende, ku nuk ka unitet (dhe ne e dimë mirë se si jemi me unitetin kombëtar). Drejtësia është jashtë rolit të saj. Reforma në drejtësi është më se urgjente. Në popull ka ende shumë armë, që mbahen ilegalisht dhe që duhen mbledhur sa më parë. Armatim kontrabandë del e hyn lehtësisht nga trafikantë të ndryshëm, që do të thotë se vendi nuk kontrollohet siç duhet… Nderim për z. Bedri Islami dhe falënderim për Gazetën ‘’DITA’’
Se cfare eshte PD qe nga krijimi i saj , populli e ka provuar mbi kurrizin e tij keto 25 vjet,por me kujtohet para Referendumit ne vitin 1994 , Radio Vatikani pati thene : mos votoni per Partine Demokratike se eshte parti Fashiste . Dhe keshtu ndodhi , Pd, humbi referendumin !
Por shtrohet pyetja : ajo pjese e popullit qe i shkon pas Pd, akoma nuk e ka marre vesh , se cfare perfaqeson dhe nga kush udhehiqet ?
Sa me shpejt te distancohen prej saj aq me mire eshte per ta e per Shqiperine !
Saliu e banda e tij e kane vendin ne BURG!
faleminderit Bedri.
eshte kenaqesi te lexosh shkrimet tuaja .
pa u cfarosur banda kriminele e sali beric nuk mund te kete paqe ne te gjithe shqiptaret jashte e brenda kufirit te shqiperise.
duhet te ngrihemi te gjithe e te kerkojme ne hage per denimin e ketij krimineli beric.
vrasje, vjedhje, shitje te vendit cfare duam me shume ne shqiptaret te kuptojme po vazhdojme te meremi me Edi ramen . edi rama po ben perpjekje pas mori nje shtet komplet te shkateruar , me keq se pas 1944. dhe bandat e saliut e lulush bashiqit me keq se bandat e 1950
Llambushka e kuqe u ndez qe me rezultatin e zgjedhjeve ne Lazarat, qe kurrsesi nuk ishte shprehje e nje vullneti te lire, por kundervenie e hashashasve.
Merr shume kohe te rehabilitohesh. Drogat te bejne te mvarur. Po ashtu sikurese ne Shkoder me rrethina. Ishin mesua te jetojne nga shkembimi i drogave, prostitucioni, tregeti me arme. Kejo ishte “industria” que ju la Berisha. Pastaj filloi me shtet “islamik”, “vellezer” ne baze te religjionit, terorist dhe neser ISIS-ist.
Kam komentua disa here. Cka beme qysh se erdhen Socialistet dhe Edi Rama per dy vite. Pergjegja me e mire: Ku kishim qene te kishte vazhdua Sali Berisha. Irak, Libi apo Siri
Pergjigja e kesaj pyetje eshte shume e thjeshte.Mjafton te shikosh mesazhet anti shtet qe leshojne anetaret e mbetur te PD dhe kryetareve te saj dhe e kupton ku qendron e keqja?! Refraktar deri ne ekstrem per te gjitha reformat qe ka ndermare qeveria, shendrimi I seancave te kuvendit ne arene per te vjelle vrer per gjithcka apo mesazhet qe u transmetuan gjate fushates nga “kreu” l PD deshmojne per pozicionimin destruktiv qe ka marre kjo e ashtuquajtura opozite?!Turp per kete PD!?!?
Foto trishtuese, te rrenqethet mishi. Duhet te kuptojme si popull se uniforma eshte e paprekshme . Ashtu sic na mbron duhet ta mbrojme. Nje vrasje e shemtuar. Zoti i dhente force familjareve per te perballuar kete fatkeqesi. Nuk kam fjale per te shprehur ngushellime per kete vrasje
Nuk e ka fajin Saliu, as Fatosi, as Enveri, As Zogu,.
FAJIN E KANE KETA QE KEMI NE QEVERI.
Ju turren Lazaratit se fitoj PD.
Duke ditur se me DROGE jane mbushur te gjitha vendet Roze.
Droge nuk ka vetem ne Lazarat. O politikane.
Kocua i rilindjes beri gjithe ate propogande per te mbjelle kanabis.
Operacioni i policise ishte i pa organizuar, pa disipline, i pa mbrojtur.
I perdoren forcat me speciale mish per top, sepse drejton nje minister qe
nuk e ka arsimin perkates.
Kete kujtohen pe Lazaratin vetem kur ka votime.
TE GJITHA VENDET KU FITOJ PS JANE MBJELLE ME DROGE,
CFARE DO BEHET ME TO ?
QEVERIA DUHET TI KERKOJE FALJE FAMILJAREVE TE TRIMIT TE VRARE
SE ATA E DERGUAN DREJT PLUMBAVE, DREJT PABESISE DHE PER KETE
KANE PERGJEGJSI MORALE E MATERIALE.
SHTETI ESHTE JASHTE KONTROLLIT SEPSE POLITIKA E KA MENDJEN VETEM
VIDH, VIDH.
Po kush na qe ke ti more ,me kete gjuhe te bukur haptas ne mbrojtje te krimit,mos je gje i droguar ,apo nga klubi i lazohashishit,mer guxim e ben avokaguren e krimineleve vrases drogaxhinj dhe nje pjese e tyre e I.S.IS.?Do me vinte shume turp ta shikojedhe nje tjeter te tilla shkrime.
duhet ai burri, qe te bente synet me hanxhar……dhe te thoje rrofte partia me grushtin larte.
Po Fevziu ku eshte,ai sapo u kthye nga Afrika dhe solli goxha eksperience ne shqiper,vdiqa te shoh ne emisionin opininon me coreape te kuqe kete sarhosh,prostitute patriotike e qeverise.
………bravo, nje shkrim qe godet ne plage,pse nuk vepron Llalla e llallat e tjere ndaj ish kryetarit te komunes por bejne sehir,pse nuk mblidhet parlamenti per te mbajtur qendrim ndaj krimit e tellalleve qe e mbeshtesin ate?????????dhe sa djem nenash ..do percjellim me lot ne sy……..dhe sa????????
Si gjithmon, ju falenderoj per analizat qe beni, por duhet te nderhyni tek pronari e medjas se shkrua qe ato jo vetem te lexohen por dhe te behen objekte analizash nga “analistet e zgjedhur” per ekranet televizive, qe edhe po te beje nje p…. ne kryetar partie e vecanerisht te atye ta partive te medha behen 4-5 ore debate shqiptarce….
Me respekt dhe konsideratat me te medha, V.Duka.
DUKe analizuare ne kendin vetiak te kujtohen shume ngarje dhe zgjidhjet qe jane dhene per rastet e shereve dhe vrasjeveDyshimi i pare ka qene se a ka ndodhur nga mos dhenija e te drejtave(gje qe lazarati dhe lazaratasit gjate periudhes pas clirimit kane qene te barabarte me te tjeret ) por ardhja ne demokraci i beri ata si pervigjeluare por jo ne rrugen nepermjet dijes dhe punes por duke favorizuare te pasuroheshin nje grup njerzish te cilet u bene baza e krijimit te bandave te krimilatetitte cile e kane te perseitur ngritjen dore ndaj shtetit por mos ndeshkimi i njerezeve te inkriminuare beri qe fara e te keqes te shtohet gje qe eshte faj i Ps gjate gjithe viteve te drejtimit tesaj perindividet e kriminuare si dhe mos ndeshkimin e organeve tdrejtuese te komunes per keqesimin e gjendjes dhe ndihmes qe duhej dheneper zgjidhjen ekonomike porsic e thekson dhe autori qe ai qe te nxite per nje veprim eshte me i keq se vepruesi ne rastin konkrete personi Sali berisha e deklaron vete nxitjen pe kundervenie ndaj ligjit dhe deklaron permbrojtjen e krimit MOA arestimi i tij zgjate te keqen ne shqiperi dhe lejon vazhdimesin e saj ne te ardhmen fjala nxit plumin
Flm B.Islami
I kujt eshte krimi thoni JU.Perpara se te jap edhe une nje gjykim,kam kerkuar se deri ne perfundim te zgjedhjeve Sali Berisha duhej te izolohej.Ai realizoi planin C.Ja pra i kujt eshte faji.
Koment i sakt,ju pergezoi Z,.Bedri.Pra ujkun e kemi perball dhe kerkojme gjurmet.Kjo ngjarje e rende u be pikerisht nga SHQUPASIT,per t’ja ngecur ne fyt fitoren e zgjedhjeve te majtes dhe per thurjen e alibis se krimit qe kjo qeveri nuk i sundon dot kriminelet,ndaj duhet te mos njihen zgjedhjet(mendimi Saliut).Dhe Luli kercen menjeher ne Bruksel me konkluzjonet e OSBE-ODHIR,te cilet i futen pak helme zgjedhjeve per te ngjallur Saliun i cili po gerhine si derr per humbjen e madhe 2 here radhasi e papranueshme per te.Ambasadori SHBA pergezon Dr.KOSOVEN per fushate te mire dhe mire beri,por shqupasit nuk e kuptojne kete.Meqense Dr.Kosova beri fushate e mire duhet te fitonte ai dhe jo “Rama me kriminelet”.Dhe maxhoranca do gjendet ne furtune me pas,e cila do ndeshet me tritolvenien,vrasjet,shpifjet…ose protesta te medha,te shohim..!