I lindën djemtë binjakë më 29 korrik, Morata ndërron numrin e fanellës

DITA Online

 

Alvaro Morata vazhdon t’i ndajë me fansat lajmet e mira në familje, që kulmuan me ardhjen në jetë të binjakëve, Alessandro dhe Leonardo.

Sulmuesi i Chelsea-t ka postuar një rrjetet sociale fanellën e re më numër 29 që do të mbajë veshur gjatë sezonit të ri, teka shpjegon edhe arsyen e këtij vendimi.

“29 korriku është një ditë që s’do ta harroj kurrë. Familja ime është shumë e rëndësishme, prandaj kam vendosur të ndërroj numrin në fanellë, për të ndërruar bashkëshorten time, Alice, dhe dy djemtë e mi. Lashë 9-ën për 29-ën pikërisht për të kujtuar një ditë të veçantë. Më vjen keq për fansat që kanë blerë fanellën me numër 9, por jam i sigurt që do ta mirëkuptojnë zgjedhjen time”, shkruan Morata.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *