Cristiano Ronaldo mund të largohet përpara se të përfundojë merkato e verës, sipas raporteve në Spanjë. Lojtari i përfaqësueses portugeze është përfolur për një largim nga “Bernabeu” në fillim të verës por zyrtarët e Real Madrid duket se kanë bindur Ronaldo-n të qëndrojë.Por pezullimi prej 5 ndeshjeve ka bërë që Ronaldo të mërzitet sërish.
Ai shtyu arbitrin e ndeshjes gjatë finales së parë të superkupës spanjolle dhe si pasojë Federata e ka dënuar me 5 ndeshje në tribunë. Sipas spanjolles EL Pais, e ardhmja e tij është sërish në dyshim.“Për momentin ai po fokusohet te puna e tij. Por është i inatosur për shkak të pezullimit me 5 ndeshje, ai vazhdon të punojë me skuadrën por nuk mund ta garantojmë nëse do të qëndrojë apo do të largohet,” shprehet një burim pranë tij.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë deri më 31 gusht.”
