Graham Smith prej 15 vjetësh duronte dhimbjet e forta të provokuara nga një copë najloni në bark që kirurgët kishin harruar tia hiqnin gjatë një operacioni intestinal kohë më parë. I lodhur duke pritur që shëndetësia britanike t’i ofronte një zgjidhje, vendosi të prodhonte mjetet e tij kirurgjikale për të operuar veten.
“Nuk e mora lehtë vendimin. Isha i dëshpëruar, por duhet të merrja kontrollin e situatës, sepse s’mund të vdisja duke pritur”, thotë Smith në një intervistë për BBC.
Dy herë kishin shtyrë takimin me të për shkak të listave të gjata të pritjes që përjetojnë pacientët në Britaninë e Madhe. Kjo situatë motivoi Smithin që të mos dyshonte që të prodhonte vetë mjetet kirurgjikale edhe me ndihmën e një miku dentist.
Smith nuk pendohet që ka marrë këtë vendim, sepse ai thotë se dhimbjet ishin të padurueshme dhe tani janë zhdukur: “Jam një njeri i ri. Për 15 vjet, kam ecur i përkulur në të majtë”.
Spitali Aintree në Liverpool, përfaqësues të të cilit thonë se i la takim me kirurgun një ditë para se ai vetë të operohej, po këshillon pacientin për kujdesin që duhet të ketë pas këtij operacioni.
Megjithatë, Shoqata e Kirurgëve të Mbretërisë së Bashkuar i refuzon këto lloj praktikash dhe ka paralajmëruar se ekziston një rrezik i lartë që procedura të jetë e gabuar dhe të dëmtojë ndonjë pjesë tjetër të trupit, ashtu siç ekziston edhe mundësia e krijimit të ndonjë infeksioni. /DITA
