I marrtë me vete e qofshin të fundit

anazapta

Përshëndetje zonja Dita! Marrë shkas nga ditëlindja e plakut  më të mençëm të kombit shqiptar Rexhep Qosja. T’i uroj atij jetë të gjatë dhe të lumtur dhe t’i them se populli shqiptar e hodhi hapin e parë. Të dytin e ka E.Rama e Co, që të tregojnë se ky vend ka zot dhe se ky vend mund të bëhet vërtetë si gjithë Europa. Por jo si ajo që donte plaku Mere. Pak me vonesë realizimi, por po citoj një profeci të prof. Qoses pak muaj para 14 shtatorit dhe vrasjes së A.Hajdarit, shkruar tek gazeta e “famshme” “Koha Jonë” : “Ky njeri duhet të largohet urgjentisht nga skena politike shqiptare. Për të mos i shkaktuar Shqipërisë një tragjedi të dytë”). Tragjeditë u shtuan këto tetë vjet, por i marrtë me vete dhe qofshin të fundit për shqiptarët. Faleminderit! Medi Mara, Gramsh.

 

SMS në DITA: Medi Mara

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *