“I merr lekë babit për loto dhe më quan mua mashtrues”

Dita

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar një nga të rinjtë që ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, kur vetë kryeministri kishte postuar statusin për stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Ai i kthen përgjigje komentuesit, emrin e të cilit nuk e bën publik. “Hodha postim për stadiumin “Loro Boriçi” dhe komentuesi më thoshte “O mashtrues ku e ke stadiumin?”. Ai kishte një foto me bluzë me Christiano Ronaldon, një djalë i ri që i merr babit lekë në mëngjes dhe vë lloto, vë “1”, “X”, “2”’’, ka treguar kryeministri.

Këtë histori e ka treguar ditën e djeshme gjatë fjalës së tij në Berat, kur po prezantonte për këtë bashki kandidatin e së majtës, Petrit Sinaj. Rama ka shpjeguar për socialistët se pse është zgjedhur ai dhe jo një
kandidat i PS-së. “Fadil Nasufi kishte gjithë të drejtën dhe të na takonte e të thoshte: “Dëgjoni këtu, kam kaq vite që kam investuar fizikisht, moralisht, familjarisht dhe në fund fare që fituam e kthyem besimin dhe ju do më hiqni”, por jo, ai na tha para kandidimit: “Unë jam socialist, jam në dispozicion në çdo zgjedhje të çdo vendimi”, ka dhënë Rama shembullin e kryetarit aktual të Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi. Me pak fjalë, ato llafet për shpullë ndaj kreut të bashkisë paskan qenë thashetheme :).

Share This Article
4 Comments
  • Berati prej tete vitesh qeverisje te se djathtes ishte lene ne harrese. Zero investime ne infrastrukture e te gjithe sektoret e tjere. Me investimet e kryera ne keto gati dy vite te se majtes Berati eshte rigjalleruar dhe ky eshte fakt.

  • Ne Berat eshte investuar per te rritur barkun e Nasufit, i cili eshte bere bythe e breke me rrugacerine.
    Rama le te shohe edhe se ku jane ndertimet pa leje, duke filluar nga prishja e spitalit te lindjes prej UFO-logut Astrit (deputeti) e deri te ato qe kane masakruar lulishten ne qender te qytetit e ate ne lagjen Clirim.

  • Po komentuesit qe te nxjerrin ty bixhozxhi pse i bllokon ti e nuk i pergjigjesh. Te pakten ai tipi luan me parate e babait te vet, kurse ti po luan me parate tona e na ke zhytur ne nje borxh te papar. Mashtrues maskara dole dhe ti si gjithe te tjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *