I merr makinën gjyshit, përplas rëndë dy vajza

anazapta

Një 13-vjeçar aksidenton me makinë dy vajza. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Berat, ku një 13-vjeçar ka marrë makinën e gjyshit dhe ka dalë në lagje, ku ka përplasur dy vajza të moshës 12 dhe 2 vjeç. Mësohet se dy vajzat po ktheheshin nga dyqani ku kishin blerë bukë, kur janë përplasur nga automjeti që drejtohej nga djali. Vajzat janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, pasi janë në gjendje kritike për jetën. Uniformat blu kanë shoqëruar në polici fëmijën 13-vjeçar dhe gjyshin e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *