I merr paratë studentit që ta kalonte në provim, arrestohet

Dita

Një 59­vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se i ka marrë para një studenti që të kalonte në provime, duke i premtuar se i njohte pedagoget.

Sokrat Nika, sipas policise u arrestua me akuzen e “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet se kundrejt pagesës prej 10.000 lekë (të reja), i kishte premtuar shtetasit R.D, 20 vjeç, banues në Elbasan, se i njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe do t’i merrte provimet”­njofton policia. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *