Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: I mëzitur, Dallku kërcënon me largim
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > I mëzitur, Dallku kërcënon me largim
Sport

I mëzitur, Dallku kërcënon me largim

anazapta
Published December 18, 2012
Share
SHARE

Mbrojtësi shprehet se nuk ia vlen të udhëtojë nga Ukraina për pak minuta lojë me kombëtaren

 

Armend Dallku ka kërcënuar me largim nga kombëtarja e Shqipërisë, i mërzitur nga qëndrimi në stol në dy ndeshjet e fundit. Mbrojtësi kosovar e ka deklaruar këtë në një intervistë me gazetën kosovare “Express”. Lojtari kuqezi e ka shprehur hapur se po mendohet për t’u larguar nga skuadra, megjithatë, sipas fjalëve të tij, nuk e bën në shenjë proteste për qëndrimin në stol, por thjesht për shkak se “nuk ia vlen të udhëtosh nga Ukraina për 10 minuta lojë”. “Vendi i titullarit te kombëtarja nuk është i sigurt për asnjë futbollist. Në kombëtare luajnë ata që janë të gatshëm dhe zgjedhjen e bën trajneri. Unë gjithmonë e kam dhënë kontributin dhe jam munduar me të gjitha forcat që të jap gjithçka”, janë fjalët e Dallkut për gazetën “Express”. “Mirëpo vjen një kohë, vjen një moment kur njeriu pak a shumë dëshpërohet, vijnë edhe probleme të tjera dhe nuk mund ta japësh maksimumin. Shpresoj që ta jap kontributin tim, por nëse nuk luaj, shumë shpejt mund të tërhiqem nga kombëtarja. Nëse nuk luan, nuk ia vlen të udhëtosh nga Ukraina për 10 minuta lojë ose fare”. Edhe pse ka sqaruar se vendimi i tij ende nuk është përfundimtar, në mënyrë indirekte Dallku i ka kërkuar trajnerit Xhani De Biazi të reflektojë në lidhje me këtë çështje. “Do të pres edhe pak e më pas do të vendos. Nëse nuk luaj me kombëtaren, ndoshta do të ishte më mirë të përqendrohem vetëm tek ekipi im. T’ia lëmë kohës”, tha lojtari, i cili luan në Ukrainë, me Vorskla Poltava, për të cilën është titullar i padiskutueshëm dhe një nga shtyllat e mbrojtjes. Dallku ka qenë lojtar i rregullt në formacionin e kuqezinjve, që nga debutimi i tij, më 9 shkurt 2005, kundër Ukrainës, por u la në stol në dy ndeshjet e fundit, me Slloveninë për kualifikueset e botërorit, dhe me Kamerunin, në miqësoren e luajtur në Zvicër. Shkak ishte paraqitja jo e mirë në ndeshjet e mëparshme, kundër Islandës e Zvicrës. Për më tepër, edhe kundër Sllovenisë, ku hyri në minutat e fundit, Dallku shkaktoi një rrëmujë të panevojshme, e cila i mbajti sllovenët në zonën shqiptare me disa goditje këndi radhazi, çka vuri në rrezik fitoren 1-0. Pavarësisht gabimeve, duhet thënë se mbrojtësi kosovar, i bërë i njohur në futbollin shqiptar falë aktivizimit te Elbasani, ka qenë ndër më të përkushtuarit për fanellën kuqezi dhe njihet si një nga lojtarët që jep shpirtin në fushë. Nisur nga kjo, me siguri që një bisedë sqaruese me trajnerin De Biazi mund t’ia kthejë përsëri humorin dhe të largojë çdo mendim për të braktisur kombëtaren e Shqipërisë.

anazapta December 18, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?