Një i mitur përfundoi në prangat e policisë, pasi iu gjet një pistoletë e tipit “TT”, të cilën e mbante pa leje dhe përbënte rrezikshmëri për sigurinë e nxënësve të shkollës së mesme në këtë qytet.
Burime zyrtare thanë se 15-vjeçari, emri i të cilit nuk u bë i ditur për shkak të moshës, u arrestua në flagrancë nga Policia e Laçit, teksa qëndronte pranë një shkolle. Sipas hetimeve paraprake të policisë vendore, mësohet se pistoleta ishte e mbushur, pasi kishte katër fishekë dhe mund të përdorej për ngjarje kriminale.
Prokuroria do hetojë më tej rreth ndonjë konflikti të mundshëm dhe qëllimit pse i mituri mbante armën, pasi dyshohet se mund të sulmonte një prej nxënësve të shkollës. Ndaj tij u ngrit akuza e “armëmbajtjes pa leje”.
