I mituri rrezikoi të mbytej në lumin Erzen, e shpëtojnë banorët e zonës

Leda Hysa

 

Një fëmijë 14-vjeçar ka rrezikuar të mbytet, teksa është futur për t’u larë në ujërat e lumit Erzen.

Fatmirësisht, 30 minuta pas mesditës së kësaj të enjteje, banorët e zonës së Bërzhitës e kanë pikasur në kohë dhe e kanë nxjerrë atë me shenja jete.

Në ndihmë të të miturit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, me këtë të fundit që bëri të mundur transportimin e tij në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjëkësore.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *