Policia e Shkodrës ka arrestuar një person pas mashtronte për përfitim të vlerave monetare, duk i premtuar një qytetari marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin.
Sipas policisë, ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.
Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.
Njoftimi
Finalizohet operacioni “Premtimi”
I premtonte për marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar për përfitim të vlerave monetare, por arrestohet nga Policia.
Procedohen edhe 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
– B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.
Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.
Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:
– B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
– E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
o.j/dita

mirë mashtruesi që është maskara,po a nuk më thoni se ç’bëhet me këta që paguajnë??
përse duan të përfitojnë diçka nëpërmejt pagesave nën dorë??
mos vallë këta janë më të pastër se mashturesit??
nëse mashtruesi do të kishte përmbushur premtimin e tij,personi do të quhej thjesht një korruptues??
pra kemi të bëjmë me dy persona në vepër penle!
dhënje e marrje mite,parash nën dorë!!