I ndan politika, por i bashkon krushqia

Elton Tafaruci

Zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës, kanë nxjerrë në pah një realitet tipik shqiptar, atë që rivalët politikë kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Ndaj, siç po ndodh këto ditë të para të fushatës elektorale të shtabeve përkatëse, e siç pritet të ndodh deri më 10 shtator, askush nuk do e artikulojë për keq emrin e njëri-tjetrit.

Madje nga burime brenda stafit të kandidatit demokrat Sherefedin Shehu, mësohet që nga ky i fundit të jetë dhënë porosia që në fjalorin elektoral, emri i Muharrem Ramës, ndryshe Doktor Rremës, të mos përmendet, aq më pak për keq.

Përjashtim bën – dhe do të bëjë, sigurisht – vetëm “Doktori blu” i Tiranës, tek i cili kjo normë etike nuk ekziston. Një ditë më parë, Berisha akuzoi  kandidatin socialist, Muharrem Rama si i implikuar me trafik droge në Zvicër, por fakt është se në Zvicër, gjatë viteve të para ’90, nuk ka qenë  kirurgu i njohur i spitalit të Peshkopisë, por dy vëllezërit e tij, Nexhati dhe Nehati, tipologjia dhe skeda qytetare e të cilëve nuk ka asnjë lidhje me drogën si lëndë apo me trafikun e drogës si aktivitet kriminal.

Po pse kjo paqe dhe kjo vetëpërmbajtje etike mes dy rivalëve, përgjatë një fushatë me peshë të madhe politike?!

Ata kanë dhe një lidhje krushqie mes njëri-tjetrit. Djali i xhaxhait të Sherefedin Shehut, është i martuar me të motrën e Muharrem Ramës. Dhe kjo është diçka e zakonshme në Dibër, një fenomen që e ka karakterizuar dhe politikën lokale që nga pluralizmi: në dy kahjet politike, shumica e eksponentëve kishin lidhje farefsinore e krushqie me njëri-tjetrin.

Sa për ilustrim, familja e ish-deputetes demokrate Natasha Shehu, fjalëmbajtësja kryesore në seancën e rishpalljes së Berishës president në parlamentin e vitit 1997, kishte lidhje krushqie me Fatos Nanon. /tesheshi.com/

Share This Article
3 Comments
  • popull i vogel ,vllazen 1 kristian 1 musliman ,
    1 ballist 1 komunist
    1 demokrat 1 socialist
    pengesa me e madhe asnjeni idealist ,si mund te shkojm perpara kshtu tuj hy borxh tek njeni tjetri ma paguen kur te dal ne opozit

  • Babai i Natasha Shehut,nje komunist ekstremist,babai i luftes se eger te klasave,ne kohen e Enverit.Ai bashke me Zoi Themelin,bene sh krime dhe internime ne Diber,sa i kaluan edhe “normat” e Partise,-krijuan frike dhe pasiguri aty ,sa Partia vet i denoi keta.Pasaj vajza e kriminelit,Natasha ,na u be deputete e Saliut,i vllai i saj zv/ i Gazidedes,shikas e keq,ka marre pjese ne zhdukjen e Remzi Hoxhes.Saliu qe padrinoja per ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *