Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: I ndjen sytë e lodhur? Vëru flakën!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > I ndjen sytë e lodhur? Vëru flakën!
Bote

I ndjen sytë e lodhur? Vëru flakën!

anazapta
Published February 21, 2013
Share
SHARE

 

 Trajtim bukurie apo torturë kineze kjo është mëdyshja për ata që kanë parë foton e bërë në një qendër estetike në Kinë, e që po qarkullon së fundmi në rrjetet perëndimore. Fotoja tregon një grua në fytyrën e së cilës është vendosur krem, ndërsa mbi sy… i digjen dy garza

Që nga kohët e lashta, burra e gra nga të gjitha vendet e botës kanë provuar praktika nga më ekstremet në emër të shëndetit dhe bukurisë. Qendrat termale, sallonet e bukurisë dhe dyqanet e kozmetikëve, në çdo cep të planetit janë munduar të shesin çdo lloj kremi dhe toniku për të çtendosur muskujt dhe për ta bërë lëkurën më të bukur e të shndritshme. Por, asgjë nga këto nuk krahasohet me një “trajtim estetik” që përdoret në Kinë dhe që sipas asaj çka referon faqja e internetit “rocketnews24.com”, përmban një nuancë të spikatur horrori.

 Trajtimi me zjarr

Pak ditë më parë në interenet u hodh në qarkullim fotoja e një gruaje, fytyra e së cilës ishte e lyer me krem, ndërsa mbi sy i ishte vënë një peshqir dhe mbi të dy garza që digjeshin. “Mamaja ime po bëhej gati të shkonte në sallonin e zakonshëm të bukurisë dhe unë u ofrova ta shoqëroja. Ajo që pashë atje më shokoi, nuk mund as ta shihja”, tregon autorja e fotos, një vajzë kineze.

Ajo shton se e ëma nuk i kishte treguar kurrë mbi trajtimet që bënte edhe pse praktikën në fjalë dukej se e aplikonte rregullisht. Për një sy të pamësuar, fotoja është e frikshme dhe natyrshëm lind pyetja: si ja bën kjo grua që qëndron kaq e qetë, ndërkohë që sytë “i kanë marrë zjarr” në kuptimin e mirëfilltë të fjalës? Gjithashtu, cilat mund të jenë të mirat që përfitohen nga një trajtim i tillë?

Por, sipas “rocketnews24.com” bëhet fjalë për një praktikë të zakonshme në mjekësinë alternative kineze, që njihet me emrin “Huo liao” (Trajtimi i zjarrit) e që mbështetet në specialitetin e “eliksirit sekret”. Ajo pak që zbulohet nga ky eliksir është se përzihet me një substancë të djegshme që derdhet në një peshqir fytyre, i cili më pas vendoset në zonën e dhimbjeve dhe i vihet flaka, që pas disa sekondash shuhet.

 Shërues dhe çlodhës

Mesa duket ky trajtim shërben për të shtendosur dhe çlodhur muskujt e kurrizit, të këmbëve dhe të qafës. Kushdo që i është nënshtruar një procesi të tillë estetiko-fizik (të padëgjuar në Perëndim, por shumë të përhapur në të shkuarën në Lindje) ka deklaruar se është ndjerë në një formë të shkëlqyer. Duke marrë parasysh foton, ky trajtim i shërben gjithashtu edhe fytyrës dhe lëkurës në përgjithësi. Por duhet të jeni mjaft të guximshëm nëse doni ta eksperimentoni mbi lëkurën tuaj.

 

 Përgatiti: Dorina Gjuzi

anazapta February 21, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?