Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar DITA! Për çdo ditë dëgjojmë e lexojmë lajme të reja nga gazeta juaj e paanshme dhe që na frymëzon për të dhënë dhe ne mendimet tona, pasi na dhimbset ky vend që po lëngon çdo ditë.
Po mbushen 24 vjet që Shqipëria po dëgjon të njëjtin njeri, i cili vetëm shpif, shan kundërshtarin me libër shtëpie, ka vjedhur, vrarë kush e ka kundërshtuar, ka shitur pasurinë kombëtare, ka vënë pasuri marramendëse familjarisht, dhe çuditërisht deri tani nuk i ka hyrë asnjë “gjemb” në këmbë.
Ku e gjen forcën dhe mbrojtjen SB, ky njeri jashtëtokësor? Bëmat e këtij “gjarpri” tashmë dihen. Por dihet gjithashtu se gjarpri pjell gjithmonë gjarpërinj të tjerë, të shumtë. Një i tillë është edhe Luli, jo më pak i rrezikshëm se idhulli i tij. Duke u emëruar në krye të PD-së nga SB, ky mendon se populli e harroi vjedhjen spektakolare të rrugës së Kombit, vrasjen e 4 të pafajshmëve para Kryeministrisë, shitjen e ujrave detare etj, dhe del e flet si gjeli në emër të gjithë shqiptarëve. Nga METE H.
