I nxehti afrikan prek rajonin, temperatura deri në 40 gradë nga java që vjen

Leda Hysa

I nxehti afrikan po mbërrin në rajon dhe temperaturat nga java e ardhshme do të shkojnë deri në 40 gradë celcius.

Meteorologët italianë parashikojnë ardhjen e të nxehtit afrikan që këtë fundjavë dhe që do të zgjasë për gjatë gjithë javës së ardhshme si pasojë e ajrit të nxehtë nga anticikloni afrikan që do të fillojë të ngrohë klimën në shumë rajone.

Kulmi i të nxehtit, sipas tyre, parashikohet për javën e ardhshme. Por, ekspertët nuk përjashtojnë edhe stuhi të shkurtra e të rrëmbyera, vecanërisht në zonat me lartësi të madhe mbi nivelin e detit.

Vala e të nxehtit në fakt ka përfshirë Evropën që gjatë kësaj jave, me temperaturat që arriti 47 gradët celcius në Sevilje të Spanjës por edhe në zona të tjera.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *