I nxehti ekstrem mbërrin edhe në Gjermani

Leda Hysa

Vala e të nxehtit me nofkën “Ulla” po përshkon gjithë Gjermaninë dhe temperaturat kanë tejkaluar vlerën 40 gradë Celsius.

Temperaturat në rajonin e Frankfurtit shënuan 39.5 gradë dhe në disa vende tejkaluan vlerën 40 gradë.

Sipas shërbimit gjerman të motit DWD, rajonet e vetme që u kursyen nga nxehtësia ekstreme ishin përgjatë Detit të Veriut, ku temperaturat mbeten 29 gradë Celsius.

Gjermania nuk është vendi i vetëm në Europë me këtë valë ekstreme. Në pjesë të Francës, zyrtarët paralajmëruan për ditën e nesërme se temperaturat do të tejkalonin 40 gradë Celsius.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *