“I pafajshëm por asnjë se dinte”

redaktor

Urimi apo shpresa e gjykatësve është që të dhënat e policisë shqiptare të rinovohen herë pas here.

Kështu Ali Gockaj lindur në Vlore, 42 vjeç kurdo që do të donte të kthehej në Itali nuk do të burgosej padrejtësisht si ndodhi në datën 16 prill.

Faji i një dekreti të vjetër(espulsioni) apo largimi nga territori italian, tashmë i pavlefshëm i vendosur nga një direktiv e komunitetit europian, dhe për një vendim gjykate për trafik droge, por që një vit më parë Gjykata e Lartë vendosi përfundimisht për pafajësinë e tij.

Ali Gocka erdhi në portin e Barit me anijen “Klaudia 1” nga Durrësi me pasaportë të rregullt me vulë nga policia kufitare shqiptare, duhej të festonte pashkët me të afërmit e tij në Brindisi, në fakt i kaloi pushimet në burgun e Barit për 3 ditë. Ajo që rezultonte nga të dhënat në S.D.I ishte se akoma masa e largimit nga territori në shkurt të 2007 nuk ishte fshirë. Duke qenë se dekreti është i vlefshëm 10 vjet sipas akuzës, Gockaj ka hyrë në territorin Italian pa autorizim, por nuk përfundon këtu, sipas sowftare-it të policisë investigative Italiane rezultonte dhe një dënim nga autoritetet shqiptare për një dënim 10-vjet për trafik droge.

”Gockaj është i pafajshëm por asnjë se dinte”. Nisën dy procedime paralele. Një në prokurorinë e Republikës për mos zbatimin e masës për largimin nga territori Italiane, tjetra në gjykatën e Apelit në Bari, për ekstradim. Prokurori i radhës Grazie Errede kërkon konvalidimin e arrestit. Është e premte kur gjykatësi Domenico Mascolo duke ndarë arsyetimin e avokatëve të Gockaj avokati Michael Amoruso dhe Ladisalo Massari nuk vendos për masën e arrestimit: koha e mos hyrjes në Itali sipas një direktive të komunitetit europian e 2008 nuk mund të jetë më shumë se 5-vjet.

Gjykatësi thotë “jo” arrestimit dhe e liron të akuzuarin. Minus një akuzë me vrap të pallati i drejtësisë për të vërtetuar që vendimi i gjykatës në Shqipëri është kthyer nga gjykata supreme e Shqipërisë me formë të prerë që Gockaj është i pafajshëm. Niset faksi nga Shqipëria është e shtunë në mëngjes Pashkët janë afër, pallati i drejtësisë është bosh, në zyrë janë pak njerëz, gjykatësja Rosa Calia Di Pinto nuk  miraton arrestimin dhe dërgon aktet në Ministrinë e Drejtësisë derisa Autoritetet shqiptare të aktivizohen për heqjen e Gockaj nga ai sistem informatik i të dhënave S.D.I- mesa duket autoritetet shqiptare nuk e kanë axhornuar.

Emri duhej hequr nga ai arkiv si pasojë e anulimit më 20 mars 2013 të dënimit ”me anulimin e procedimit penal dhe lirimin e menjëhershëm. ”Gockaj e dinte por aty nuk rezultonte. Dy gjykatës në Itali në një kohë të shkurtër e vërtetuan dhe e liruan. Por për tre ditë ndenji në burg.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *