I pajisur me tri pistoleta, arrestohet kosovari në Morinë

Dita

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar nga policia kufitare në Morinë, pasi ka tentuar të trafikojë armë zjarri nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Shtetasi kosovar i arrestuar në flagrancë është Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në Prishtinë të Kosovës.

Policia ka sekuestruar 3 armë zjarri pistoletë tip “Glock” si dhe 25 fishekë luftarakë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *