I pakrahasueshmi Messi: Dikur tregohesha egoist

Dita

Lionel Messi është talenti më i madh i gjeneratës së tij dhe asnjë nuk mund t’ia marrë këtë titull.

Në një intervistë për programin e mirënjohur La Cornisa de America TV, ai ka shpjeguar sesi ka ndryshuar loja e tij përgjatë këtyre viteve, duke thënë se nuk është më vetjak në fushë.

“E kam kapur topin dhe luaja lojën time. Tani po përpiqem që ekipi të luajë më shumë. Me pak fjalë, duke mos qenë egoist, përpiqem ta zhvendos ekipin më shumë nga një pozitë në tjetrën”, shpjegon Leo.

“Vazhdoj të vrapoj si gjithmonë, por tani në një mënyrë tjetër”, pohoi futbollisti i katalanasve.

Sulmuesi në këtë sezon për Barcelonën ka shënuar 34 gola duke u paraqitur në 42 ndeshje.

Thënë ndryshe, 30-vjeçari ka arritur gjatë mesjavës në kuotën e 100 golave me fanellën e Barcës në Ligën e Kampionëve.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments
  • Vreni syt e Messit.
    Nuk mundet asnji njeri te percaktojne se ku e mban perqendrimin e shikimit.Nese,pa perjashtim njerzit kane nji shikim te perqendruar ne nji pike.Messi nuk e ka kete.Vrejeni.Perqendrimi i shikimit asht i perhapur ne madhesine e nji rrethi (gezon nji siperfaqe rrethore ne prezencen e pozicionit te Tije me topin dhe me kundershtaret)dhe jo te nji pike.Ndaj driblon bukur me sukses dhe nuk damtohet,goditet nga kundsdrshtaret.Fal dhe levizjeve harmonike te gjymtyrve ne kompleksitet me trupin,fizikun.Keto mendoj qe Messin e bajne nji talent vertet nga ma i madhi i talenteve te cdo kohe ne planet.

  • Z. gazetar, Messi nuk eshte talenti me i madh i gjenerates se tij, por i te gjithe kohrave deri me sot, per neser nuk dime gje.

  • Eshte e vertete. Nuk ke se çfare thua kur merr topin Mesi, nuk dihet se ku do perfundoje, ne cilin krahe te rrjetes. Por çudia qendron edhe se Mesi penallitine e humbet, por golin nga distanca s’ta perton. eshte fantastik se jane kombunuar aftesite e talenti me njeriun me mend.

  • keshtu ndodh.

    Nese e nxjerr topin jasht apo i bie binarit quhet humbje penalltie.Po nese e pret portieri kjo nuk quhet humbje.Nga qe te dy kane detyre specifike.Njeri per gol dhe tjetri per ta kapur topin.Ketu vlersohet intuita e portjerit te pa gabushem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *