Klubi i Tottenham ka njoftuar sot lajmin surprizë se stadiumi i ri i Tottenham do të përfshijë fushën e parë të çmontueshme në botë, duke lejuar që impianti të shërbejë për organizimin dhe zhvillimin njëherësh të ndeshjeve të futbollit europian, si dhe të atij amerikan.
Ishte nëpërmjet llogarisë në “Tëitter”, ku klubi ka publikuar një video gjatë ditës së enjte, për të paraqitur procesin mbreslënës, që në mënyrë esenciale do të dëshmojë ndërtimin e fushës së futbollit pjesë pas pjese mbi fushën e NFL. Stadiumi parashikohet të inagurohet në vitin 2018, ndërkohë që klubi aktualisht luan ndeshjet në shtëpi 12 milje drejt rrugës së “Wembley”.
Kompania inxhinierike e Sheffield “SCX” është kontraktuar për të ndërtuar fushën e çmontueshme, e cila do të jetë e para në botë, e llojit të saj. Fusha e futbollit do të përdoret ekskluzivisht për ndeshjet e Spurs, ndërkohë që fusha poshtë saj, e NFL, do të përdoret për kocerte dhe aktivitete e evente të tjera brenda impiantit.
Fusha e futbollit do të mbështetet tre shina me gjatësi të njëjtë me atë të fushës, të cilat peshojnë 3,000 ton secila, të cilat do të rrëshkasin më pas nga poshtë drejt tribunës jugore dhe anasjelltas. Kështu, nivelet e tunelit dhe të anësoreve të fushës do të rregullohen në lartësinë e duhur, me të gjithë procesin e transformimit nga NFL në futboll europian që do të zgjasë mesatarisht 25 minuta.
Stadiumi i ri i Spurs do të mbajë më shumë se 61,000 spektatorë, kur të çelet vitin e ardhshëm, ndërkohë që fusha e çmontueshme do të duhen 12 javë që të instalohet. “SCX”, kompania e kontraktuar për ndërtimin e fushës së çmontueshme ka korrur sukses në të kaluarën në ndërtimin e çative dhe taracave të çmontueshme, mbi “Centre Court” dhe “No 1 Court” në Wimbledon, sikurse dhe në fushën e lëvizshme në pistën e garave “Royal Ascot”.
Aktualisht Tottenham pret me padurim të zhvendoset në stadiumin e ri në veri të Londrës, për shkak të rekordit të tmerrshëm në “Wembley”, me vetëm 1 fitore në 11 ndeshjet e zhvilluara në stadiumin e përkohshëm të improvizuar si “shtëpi”.
