I pari në Fier, Braçe: ‘Dita e festës’ mbaroi dje, nuk është trofe, por përgjegjësi e madhe

time

Renditja i pari në listën e kandidatëve për deputetë në Fier për zgjedhjet e 25 prillit për  Zv. kryeministrin Erion Braçe është një përgjegjësi e madhedhe jo trofe.

Përmes një reagimi në rrjete sociale ai shkruan se dita e festës ka mbaruar dje ndërsa nga sot nisi një ditë tjetër, duke shtuar se kush u gëzua dje në Divjakë, Lushnjë dhe Fier duhet të  bashkohet në betejë.

“I pari” ne qarkun fier, nuk eshte trofe, nuk eshte ofiq! Eshte pergjegjesi shume e madhe! “Dita e festes” mbaroi dje. Sot nisi dite tjeter; Kush dje u gezua ne Divjakë, Lushnje, Fier sot e ne vijim duhet te na bashkohet ne beteje”, tha ai.

Braçe thotë se fitorja do bashkim dhe bashkimi do njerëz por me kushtin për të qëndruar larg çdo hajduti dhe abuzuesi.

“Fitorja do bashkim! Bashkimi kerkon njerez, cilindo, kudo, ne qytet apo ne fshat, punetor a bujk, sipermarres i vogel a i mesem, i papune a ne nevoje, i moshuar a i ri, burre a grua,  djale a vajze; Ci-lin-do pa shmangur kerkend,  pa nenvleresuar asnje, pa relativizuar te ndryshem e te zote; Me nje kusht: Larg nga cdo hajdut e abuzues. Ata kane partite e tyre! Puna vlen! Ne, punen kemi! Prej saj kemi fituar!”, shton Braçe.

h.b/dita

Share This Article
8 Comments
  • Rama kete e vendosi te parin ne Fier , se ky eshte tip llafazoni dhe do kundershtonte me force ,
    ndaj fitoi ky Brace,

    Por qe duhet thene se ky Brace eshte nje krijese qesharake,
    qe nuk ka asnje lloj niveli , dhe nuk duhej zgjedhur me ky karagjoz

    • Ky Chihuahua, sa ishte jashte qeverise, bente dhe ndonje kritike, kur i duhej qe te zgjidhte ndonje hall te tijin, ose te tarafit te tij…
      Qysh kur hyri ne qeveri, vec me Duken dhe me Lulin po merret, ne Facebook…Pune zero… po as dhe kritika nuk ka me, se i zgjidh hallet e tij vete, nuk ka nevoje te kritikoje

  • Ah more Brace ,sa qejf e ke punen ti e dime te gjithe .Por o Brace mere vesh nga nje kokplare ,ti dhe Taulant Balla jeni me vromat ,jo vetem te PS ,por si ju nuk ka ne te gjithe ruzullin tokesor .Ti i pari o Brace dhe Balla mbas teje ,keni qene kllounet e cirkut , qe keni lozur me nervat dhe talljet e fatet e shqiptareve ,duke share Sali Berishen kur ishit ne opozite dhe i perplasje defteret ne podiumin e parlamentit per bemat e tija ,dhe pastaj ju doli boja kur erdhet ne pushtet ,bete noc rrokun .Me gjithe se eshte me se e vertete ,keto “zenka ” i benit me lejen e Sali larqoftit dhe sot vazhdon prap me ipokrizine e katovicareve te dale jashte mode .Nga une nuk ke vote o Brace ,po ashtu edhe ai Palla tjeter klloun cirku si edhe ti . I lutem zotit mos tju votojne fare votuesit .Skemi nevoje per kllohuna cirku ,por kemi nevoje per njerez me moral me dinjitet e punetore ,qe interesohen per fukarane e mjere dhe te pa perkrahur ..

  • Ah more Brace ,sa qejf e ke punen ti e dime te gjithe .Por o Brace mere vesh nga nje kokplare ,ti dhe Taulant Balla jeni me vromat ,jo vetem te PS ,por si ju nuk ka ne te gjithe ruzullin tokesor .Ti i pari o Brace dhe Balla mbas teje ,keni qene kllounet e cirkut , qe keni lozur me nervat dhe talljet e fatet e shqiptareve ,duke share Sali Berishen kur ishit ne opozite dhe i perplasje defteret ne podiumin e parlamentit per bemat e tija ,dhe pastaj ju doli boja kur erdhet ne pushtet ,bete noc rrokun .Me gjithe se eshte me se e vertete ,keto “zenka ” i benit me lejen e Sali larqoftit dhe sot vazhdon prap me ipokrizine e katovicareve te dale jashte mode .Nga une nuk ke vote o Brace ,po ashtu edhe ai Palla tjeter klloun cirku si edhe ti . I lutem zotit mos tju votojne fare votuesit .Skemi nevoje per kllohuna cirku ,por kemi nevoje per njerez me moral me dinjitet e punetore ,qe interesohen per fukarane e mjere dhe te pa perkrahur ., e mbi te gjitha duam ne parlament burra qe e mbajne fjalen ,e skemi nevoje fare ,e sduam klloun sic je ti o Brace ..

  • O Brace.
    Inchallah fiton, se nuk ka kush te merret me rripin e Lulit pastaj.
    Po si o lum e det…bere 1 jave te tere duke shkruar e diskutuar Lulin, qe kishte dale ne foto pa rrip.
    Po ik or djale bej ndonje pune se jemi ne shekullin e 21, po nuk qasemi as me vendet afrikane ne asgje. Njerzit nuk kane uje ne rubineta, ju merreni me rripin e Lulit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *