Analisti Fatos Lubonja foli mbi vizitën në Shqipëri të presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, duke komentuar deklaratat kundër Mini-Shengenit Ballkanik apo apelit për rezolutën mbi gjenocidin serb.
Lubonja tha se Osmani i përket një brezi të ri politikanësh që janë më të drejtpërdrejtë, ndërsa shtoi se Rama mund ta ketë bojkotuar në Kuvend për të mos i dhënë rëndësi edhe për shkak se ajo është më pranë Vetëvendosjes.
“Theksimi i disa temave prej saj flet ndoshta për një brez të ri politikanësh, që janë më të drejtpërdrejtë. Qëndrimet e saj më duken më afër Vetëvendosjes. Është pozitive, më mirë kështu, se një vizitë koti, ku flasin për vëllazërinë e madhe dhe nuk flasin për problemet që kemi. Në gjitha ato që tha Osmani, roli i Shqipërisë ka qenë i rëndësishëm, si minishengeni, etj. Osmani e ka vënë dy herë në vështirësi Ramën, kur i kërkoi Parlamentit Shqiptar të miratojë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Por, krimet serbe dihen, i ka gjykuar bota, por duhet të shohim krimet tona. Këta tanët duhet të përgjigjen për krimet që kanë bërë ndaj shqiptarëve. Për këtë kërkesë të Osmanit kam rezerva, se duket sikur vënë në dyshim Gjykatën Speciale”, u shpreh Lubonja në News24.
“Kuptohet që Osmani, duke qenë më afër Vetëvendosjes, qëndrimet e kësaj të fundit dihen, dhe duke qenë Rama shumë më afër Thaçit, besoj se ka mbajtur këtë pozicion. Rama e ka treguar veten se është nga ata që mund të selektojë çdo politikan që mund t’i dalë përpara. Mund ta ketë bërë për ta injoruar pak, për të mos i dhënë rëndësi, për ta konsideruar si një presidente kalimtare, për të mos i dhënë peshën që ndoshta ajo kërkon apo meriton”, shtoi ai.
h.b/dita

Ky quni Todit tani po ja “nin lezetin” e kohes se “karameleve zana”
Nese ku anal-ist nuk e di qe ky brez porno-politikanesh dhe cdo brez tjeter, do jene gure shahu te te medhnjeve te botes eshte Trap
.
Nese e di por paguhet per tullumbace ..hallall plako benefitet..
Jo se Rama donte ti ulte vleren vizites se Vjoses por ngaqe eshte i gjate dhe se fuste koken tek bytha e vet kur Vjosa e derrmonte nga foltorja e parlamentit.
Na kenaqe more Berat ne keto kohra pandemie !
Jeni shume te semure gjithe media e analiste .
Simptoma te rrezikeshme qe paralajmerojne asgje te mire
Dikush duhet te veri dore ne ate vend se kjo cmenduri ne mase eshte me i rrezikshem se covid-19 .
Medie po ju paralajmerojme ,jeni duke cmendur rinine me kto marrezi qe jeni duke sprucuar ne opinion.
Pse, ti Lubonja nuk ke dyshime per Gjykaten Speciale?
Je prekur njelloj sikur te jesh serb
Ne kohen e Enverit jane denuar dhe njerez te pafajshem, e une ndjej keqardhje por kur shikoj Lubonjen cuditem se si nuk i kane futur ndonje plumb kokes!