Eliza Houghton, producente në një radio, është përballur me një suprizë të keqe kur ka shkuar tek makina e saj, pas pune.
Atë ia kishin përplasur.
Por, jo vetëm kaq, por i kishin lënë edhe një letër sipër.
“Më vjen keq, nuk kam siguracion.
Ti duhet të paguash vetë dëmin e makinës sepse dukesh që je e pasur”, thuhej në letër.
Kjo e ka mërzitur edhe më shumë Elizën, e cila thotë se nuk është e vërtetë që ajo është e pasur.
