Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e djeshme në Rrëshen, ku persona me maska ekzekutuan me breshëri ish-drejtorin e OSHEE, Saimir Jaku dhe plagosën shtetasin Gjergji Prenga.
I plagosuri në ngjarjen e djeshme, konkretisht Gjergj Prenga ka lidhje krushqie me deputeten e Partisë Demokratike në Mirditë, Albina Deda. Mësohet se Prenga është krushku i deputetes, pasi djali i tij është i fejuar me vajzën e deputetes Deda, raporton Panorama.
Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri para një jave mbante detyrën e drejtorit të njësisë së tensionit të lartë për Veriun, u ekzekutua me breshëri automatiku dje rreth orës 09:40, në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit.
I plagosur mbeti edhe Gjergj Prenga, 50 vjeç, i cili ka qenë në të njëjtën tavolinë me Saimir Jakun. Ky i fundit mësohet se është babai i kryetarit të Forumit Rinor të PD-së për Rrëshenin (dhëndër i deputetes së Mirditës).
Ngjarja ndodhi në një distancë rreth 50 metra larg komisariatit të policisë, ndërsa në lokal ka pasur dhjetëra klientë të tjerë.

Depuetët dhe zyrtarët të gjithë hijenat PD-iste janë të lidhur me zingjirin e pushtetit ,në unazën e krimit të privilegjeve të partisë .të forumeve dhe të miqisisë.kjo është PD-ja – demokratikë në
” ngjitje ” ,dmth në degradim, skëterrë dhe në greminë.
Kjo është opozita që shqiptarët kanë shpresa.!