Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa vizitoi këtë të shtunë Beratin, ndaloi në një familje pensionistësh. Gjatë bisedimin, Basha u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë një rritje të pensioneve me 5% në vit, ndërsa në lidhje me çmimin e energjisë ai u shpreh se do të ketë një fashë që favorizon familjet pensioniste.
“Është realiteti kudo i pensionistëve. Nuk premtojmë mrekulli por rritja e pensionit do rritet minimalisht dy herë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Të paktën do keni më shumë para nga rritja e pensionit nëse rriten çmimet. Do kemi fashë mbrojtëse 30 kilovat orë.
Që familjet të kemi çmim favorizues. Se nuk mund ta paguani ju njëlloj si ata që e harxhojnë dyfish. Reforma shëndetësore do ketë rimbursim sipas diagnozës. Ai rimbursimi që është tani është e korruptuar. Ilaçet për pensionistët do të rimburoshen dhe do u kthehet dinjiteti. Çfarë është pronë publike do u kthehet pronarëve. Do ketë kthim fizik pronash pronarit. Si ai ligji i shpronësimit të dytë do të anulohet.” ka thënë kreu i PD-së.
Ndërkohë teksa bisedonte me çiftin e pensionistëve në Berat, Basha “u surprizua” nga djali i vogël i familjes beratase. Xhoeli i dha një letër kreut të PD-së, ku shkruante: “Basha Hajde në Berat. Rama ik nga Berati”
“Basha dhe ekipi i Bashës që të gjithë fëmijët e Shqipërisë të kenë tableta, se ju jeni e ardhmja jonë”, i tha Basha fëmijës.
c.r / dita

drita nje korigjim te vogel:Ne leter eshte shkruar..NA BERATI ndersa ju e keni:….. …nga Berati.A do ta lejoje kete gabimin tuaj,ky vogelush?Kete leter dergojani ministres te arsimit per te pare rezultate e arsimit ne shqiperi ne keto vite.Perdorimi i shkronjave te medha ne letrat eshte perdorur nga ushtaret pas 44-es qe mesonin shkrim e kendim.Kjo sa per kuriozitet.
Sic shifet, nuk e ka shkrojtur djali letren.
Por gjyshi i tij demokrat.
BAShA AJDE NE BERAT
RAMA IK NA BERATI
E folur e pleqve beratas. Dhe shkrimi i tyre.
Jo e femijeve qe bejne bukurshkrim.
More per budallenj i merni njerezit juve te PD
Ky pensionisti “‘Beratas “me siguri do te kete qene ndonji si puna e Kozma Dushit qe pasi i kendoi kenge Sali Berishes,,qe vinte per te peruruar ate rrugen e”lyer me asfalt”dhe qe sot nuk i duket as nami as nishani,por qe Kozmai i lutej Arbn Dukes qe te mos e padis ne gjyq per ti marre demshperblim per kenget e kenduara prej tij me tekst te Arben Dukes,duke i thene :”Po ti e di more Beni ,se une jam Socialist ,por e bera per para”!
Basha u “surprizua” nga surpriza e pregatitur vete.
Me erdhi per qare kur degjoj Bashen te thote per femijet , “se ju jeni e ardhmja jone”.
Ja pra sa mbrapa na ka lene Edi Rama qe ne nuk ka treguar se femijet jane e ardhmja jone.
edhe ramuti perdor zahon sa here i lypset
e dua tepsine per zahon, e dua mandating per te ardhmen e femijeve
Kur merr mesazhe te tilla nga femijet edhe sikur te jete ndihmuar nga ndonje i madh, tregon nen fundin e tmerreshem te hajduterise shtetrore
Del nga fryma e paster enje femije qe nuk sheh te ardhme,pamvaresisht se nuk din te beje analize, por instiktivisht ,duke pare varferine qe e prek me te gjitha shqisat ,dhe duke pare rropatjen deri ne ekstrem te prinderve ,jo vetem te tije ,por dhe te shokeve,komshijeveetj.