Policia italiane arrestoi një shtetase shqiptare pasi i kishte premtuar martesë një të moshuari invalid , duke i marrë 16 mijë euro.
Mediat italiane shkruajnë se 43-vjeçarja shqiptare akuzohet për “mosrespektimim të personave të paaftë”.
Shqiptarja e arrestuar identifikohet si shtetasja me inicialet K.L., banore në Francavilla al Mare.
Duke përfituar nga marrëdhëniet e mira me invalidin, që prej nëntorit 2013, shqiptarja i merrte atij sistematikisht pensionin me premtimin e një martese të ardhshme.
