Përflitet se komandoja i akuzuar për vrasjen dhe plagosjet në zonën e Bllokut po negocion nëpërmjet një avokati vetëdorëzimin e tij.
Ende nuk është arritur në një kompromis me policinë dhe prokurorinë, sepse avokati kërkon garanci që akuza e ngritur ndaj tij do bazohet tek vetëmbrojtja – shkruan Dita.
Avokati e bazon këtë kërkesë në dy rrethana sipas tij.
Ai thotë se klienti i tij është vetëmbrojtur pasi është qëlluar dhe fyer nga viktima dhe të plagosurit e ngjarjes.
E dyta sipas mbrojtësit të komandos, arma me të cilën është kryer krimi është marrë nga Bilo në lokal dhe i përket pronarit të lokalit, pra nuk është as armë pa leje, as arma e shërbimit e komandos.
Një nga të afërmit e Bilos që ka dëshmuar në polici thotë se komandoja është sulmuar dhe goditur përpara se të reagonte.
“Ata ishin mësuar të fyenin dhe të qëllonin njerëzit nëpër lokale. I ranë me shpullë, po këtë herë ranë në usta” – mësohet të jetë shprehur ai.
Ende nuk ka një konfirmim për garancitë që kërkon komandoja për t’u vetëdorëzuar.
Policia kërkon dorëzimin e tij pa kushte – shkruan Dita.
b.m. / dita

Jam kunder humbjes se jetes, por kur vjen rasti per vetembrojtje, jam PRO komandos, dhe faleminderit qe spastron vendin.
Tashti që e lexova këtë koment mund të them se: Kur spastrimin nuk e bën DREJTËSIA dhe POLICIA atëhere e bën VETGJYQ SIS!
Avokati qenka me keq se komandoja nga ana ligjore. Ai percakton: kesaj here rane ne usta, pra mire jua beri, duke perligjur ushtrimin e dhunes dhe perdorimin e armeve me pasoja te renda. Nderkohe qe mbrojtja duhet te jete vetem nje analize e veprimeve te klientit te tij nga ana psikologjike e cila nuk kishte si qellim perdorimin e dhunes dhe armeve. Pra nuk vajti aty qe tjua bente mire por u perfshi per vetmbrojtje etj.
Zoteria ka vepruar sic duhet, as nuk duhet futur ne burg.
Nje faj e ka sepse ka ushtruar veprimtari private si truproje
pa u rregjistruar dhe pa paguar tatimet, per kete duhet te
gjykohet.
Komandoja duhet falenderuar.Ti kishte vrare te gjithe ata kriminelat mire do te kishte bere.Shikoni cv e komandos dhe cv e te vrarit dhe te plagusorve se tregojne shume.
I ka bere nje nder te madh shoqerise!!!
Ky eshte i vetmi variant qe mund te sajonte avokati mbrojtes per ta nxjerre pa lagur shume klientin e tij. Ku qenkan keto lokale ku u rrihkan kot se koti klientet me shpulla, ne Western-in e dy shekujve me pare?
komandoja ka faje dhe pergjegjesi.nje ushtarak nuk e fyen figuren duke u perzier me keto lloj gjerash.une rruaj mendimin se ceshtja nuk lidhet me dinjitetin e nje artisteje qe vetem per shale,cica e bythe punon.ambienti ku u zhvillua ngjarja tipik per takime mafiozesh.po ashtu edhe rrjeshtimi ne tavolina.nuk kuptoj,si mundi te marre pistoleten e popeskut?fakti qe, qe prej ores 18.00 ai kokemahi i kengetares kish prenotuar lokalin ku do te zhvillohej takimi,me ben te dyshoj ,se arme popesku ia ka dhene kokemadhit te kengetares dhe ky ketij te fundit.pra popi,e di se ne lokalin e tij do te ndodhte dicka,ose ekzistonte mundesia.keto nuk mund te ndodhinper “picke”.ajo mbulon dicka tjeter.dy grupe te armatosura ndeshen per elvaaaanaan.e pabesueshme.edhe gina lolobrigita te kish qene,nuk du ndodhte.a i pate xhirimet eelvanes ?se cau fare per cka ndodhur.hetim i pathelluar.
ca lloj gjerash vella.
nuk mbahet familja me rrogen shkerdhate te policise.
punonte si truproje si pune te dyte.
oo kaseem
po me cfare ligji e mbron shteti ushtarakun?
Me cfare statusi?
Apo ti lere rrugeve sic i ka lene dhe eshte tallur me ta sa ka dashur.
duhet te mare fund denimi per vrasje, pa mare parasysh aresyen e vrasjes .
kur vritet krimineli, vrasesi duhet te quhet ushtar i denje, qe vrau armikun, qe donte t’i pushtonte atdheun .
Kanuni thote “Pushka e trimit nuk nalet” ai qe shte trim e nxjerr nga brezi dhe e zbraz. Mirpo halli eshte se a paguan trimi per trimerite e veta ? Po paguan! Keshtu qe per kete arsye Trima lindin pak dhe vdesin shpejt
Kolandoja ka vepruar per vetembrojtje. Grupi kundershtar ka patur arme dhe i kane perdorur. Po te vertetohet qe arma nuk ka qene e tij, zhduket edhe hija e fundit e dyshimit qe ka qene i pergatitur per ngjarjen. Komando ne shtepi.