Një i ri u aksidentua rëndë në plazh dhe më pas humbi jetën në spital në Tiranë, kurse një 28-vjeçar po lufton me vdekjen pasi tentoi flijimin me helm për shkak të divorcit nga bashkëshortja. Ngjarjet ndodhën në fundjavë në zonën e Durrësit. I pari ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë A. A., 24 vjeç, banues në Durrës, i cili javën e kaluar, tek Shkëmbi i Kavajës, është hedhur nga varka në det dhe ka pasuar dëmtime të vertebrave të qafës, të cilat i kanë shkaktuar më pas vdekjen pas 3 ditësh në spital. Kurse 28-vjeçari tjetër gjendet në spitalin “Nënë Tereza” të Tiranës, në situatë kritike, pasi kishte pirë një sasi insekticidi në kushte depresioni, për shkak të ndarjes nga bashkëshortja.
