I riu në Shkodër u vra nga vëllai i ish-të dashurës

Saimir Lleshi

Një lidhje intime ka përfunduar në vrasje me armë.

Ngjarja e rëndë që ndodhi dy net më parë në Shkodër, ku u vra me armë zjarri një 24-vjeçar, duket se ka pasur për motiv lidhjen intime që viktima ka pasur me të motrën e njërit prej autorëve që është shpallur në kërkim.

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Akil Gradeci, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin Eduart Hulajn, i cili dyshohet të jetë vrasësi.

Pas hetimeve, prokuroria ka zbardhur se 24-vjeçari Luigj Gjergji, ka debatuar me autorët dy ditë më parë, ndërsa kur po kthehej në shtëpi pasi kishte përcjellë nënën në Rinas, atij i është zënë pritë.

Plumbat e automatikut i kanë shkaktuar vdekjen në vend të riut, ndërsa makina ka përfunduar jashtë rruge.

Mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe motrën e Hulajt, e cila ka pranuar lidhjen që kishte pasur me viktimën, ndërsa ka deklaruar se ishin ndarë së fundi. Policia po punon për arrestimin e vrasësit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *