I riu rrahu të dashurën e martuar dhe gjyshen pas ndarjes

Dita

Një i ri rrahu sot në Korçë një 24-­vjeçare së bashku me gjyshen e saj duke u hyrë me dhunë në banesë.

Pas arrestimit të të riut, i cili është identifikuar si Ergest Palloj, ka ardhur edhe dëshmia e tij në Polici për ngjarjen e rëndë. Ai ka thënë në Polici se me vajzën 24­vjeçare M.N. kishte patur një lidhje dashurie, edhe pse kjo e fundit ishte e martuar dhe me fëmijë, raporton Panorama.

I riu ka treguar se M.N. i kishte kërkuar që ta ndërprisnin lidhjen e dashurisë, ndërkohë që vetë Ergest Palloj ka refuzuar një gjë të tillë.

I ndeshur me kundërshtitë e vajzës për të mos e takuar, 24-­vjeçari shkoi në banesën e ish­të dashurës së tij dhe e rrahu bashkë me gjyshen e saj 84­vjeçare, V.Z. Gjithashtu, mësohet se bashkëshorti i 24­vjeçares nuk ndodhej në shtëpi, pasi prej kohësh punon në Greqi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *