Një i ri nga Pogradeci me banim në Tiranë, ka thënë për Gojët e Liga se ka tështirë pa vendosur dorën para.
Isha në autobus dhe po ndihesha çuditshëm. E kuptova tepër vonë që ishte tështimë ju betohem!
Pa dashur, pa kuptuar, tështiva pa marrë masat e duhura dhe materiet hundore u shpërndanë ngado.
Bëra figurë të keqe, nuk isha vetvetja – shtoi i riu i penduar.
Nuk më vjen keq për të tjerët, por në autobus ishte një vajzë që doja t’i bëja përshtypje.
Fatkqësisht i dhashë përshtypjen e gabuar dhe tani ajo nuk më sheh dot me sy.
Vendosja e dorës para në momentet e tështimës është një nga zakonet më të vjetra shqiptare, por me kalimin e kohës dhe avancimin e teknologjisë duket se doket e të parëve tanë po lihen në harresë.
P.s. Vendosja e dorës para është e këshillueshme edhe gjatë kollitjes ose hapjes së gojës kur të vjen gjumë.

Te pakten te thoshte , me fal ! Po nga investigimet vihet re se shqiptaret , pra, jo vetem pogradecaret , nuk thone “Me fal !! ” Lere pastaj politikanet e republikes vjeter dhe asaj te ‘re ! Mishin tua presesh nuk thone me fal publikut edhe kur ja kane nxirr jeten qofte ne 1997 qofte ne Gerdec qofte me 21 janar !! Ja kjo eshte kultura shqiptare as “me fal” nuk te thone edhe kur te shkelin kemben apo teshtijne si qente ! Lol