Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Edi Rama, si një Kryeministër me një potencial politik të madh, si një udhëheqës energjik, mori përsipër një detyrë të rëndësishme dhe të vështirë, për t’u përballur me politikën e vjetër serbe, e cila përfaqësohej nga Aleksandër Vuçiç. Ky, një Kryeministër i brezit të ri, mbante në vetvete barrën e rëndë të paragjykimeve shekullore të armiqësisë serbo-shqiptare. Njihet aleanca e vetme në të cilën serbë dhe shqiptarë luftuan së bashku kundër pushtimit turk, ishte aleanca serbo-shqiptare e cila përfundoi me humbjen e luftës në vitin 1389 në Fushë-Kosovë. Dihet se përplasjet e para serbo-shqiptare filluan pas vitit 1878 kur Rusia mundi Turqinë dhe traktati i Shën Stefanit gjunjëzoi Turqinë dhe i dha mundësi vendeve të krishterë të Ballkanit të bëheshin shtete, midis të cilave edhe Serbia. Nga Gëzim Meta, Pukë.
