I rrëzoi kapelen policit, dënohet me 1 vit burg

Saimir Lleshi
Ish te perndjekur politike, ne diten e 11 te greves se urise, ne cadra, prane godines se Institutit per Integrimin e te Perndjekurve Politike, te cilet kerkojne demshperblimin e tyre brenda 2 viteve te te gjitha kesteve.

Dënohet me 1 vit burg një qytetar, i cili u konfrontua me punonjësit e policisë gjatë grevës së urisë së punonjësve të shkarkuar nga administrata.

Greva e urisë u mbajt verën e shkuar dhe u përkrah edhe nga deputetët e opozitës.

Rasim Hashani, 29 vjeç, do shkarkonte me kamionçinën e tij disa tualete portativë në vendin ku po mbahej greva.

Tualetet do i shërbenin grevistëve.

Por policia nuk e lejoi.

Atëherë një grup deputetësh të PD si Flamur Noka, Keltis Kruja apo Genti Strazimiri, së bashku me militantë dhe me vetë Rasim Hashanin, u përplasën me forcat e policisë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Hashani jo vetëm ka shtyrë policin Bashkim M., por edhe ka goditur dhe ai është përkulur paksa dhe i ka rënë kapelja.

E gjithë skena është fiksuar nga kamerat e një makine të forcave “Shqiponja”.

Vetëm Hashani përfundoi në gjyq.

Ai është dënuar me 1 vit burg me akuzën e ‘goditjes për shkak të detyrës’, shkruan “Mapo”.

Megjithatë gjykata ia pezulloi dënimin në liri me kusht për një periudhë 2-vjeçare.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *