Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur për aktualitetin politik pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Balliu u pyet për ftesën e bashkëpunimit që Rama i ka bërë Bashës. Ai u shpreh se ftesa është refuzuar sepse Lulzim Basha nuk bashkëpunon me hajdutë dhe se Rama është një hajdut, sipas Balliut. Megjithatë duhet të kemi në konsideratë se Balliu hoqi dorë nga mandati I deputetit në shkurt të vitit 2019 ndërsa më pas u “sakrifikua” tek Unaza e Re ndërsa lideri I Partisë Demokratike nuk e mbajti fjalën, duke mos e bërë pjesë të listave shumëemërore të 25 prillit.
Teksa u pyet për deklaratat e Kryeministrit kundër planit ekonomik të PD-së, Balliu zgjodhi të përgjigjej me ironi duke thënë që Rama i ka mbyllur punët me matematikën që në klase të shtatë edhe pastaj është marrë me zhgaravina.
Intervista e plotë:
Mbështetja e qytetarëve? Padyshim që ka një rritje të mbështetjes. Duket që ka një energji, ka një entuziazëm të madh. Vetëm sot Lulzim Basha ka zhvilluar takime në 9 vende të ndryshme duke i rënë rreth e qark Shqipërisë. Ndërsa Edi Rama vetëm i lë fajin të tjerëve. Këto justifikime dhe mashtrime tashmë i kanë rënë. Kur sheh ato pak veta që i mblidhen ai kupton momentin e vështirë që po kalon. PS fatkeqësisht është drejt shpërbërjes. Kemi figura si Ditmir Bushati që i kanë larguar nga PS sepse i frikësohet që do largojë Ramën. Kjo tregon mjerimin total të mazhorancës.
Shpërbërja e PS pas thirrjes së Ramës për bashkëpunim me PD-në? Ai tani e kupton që ka mbaruar dhe nuk ka asnjë zgjidhje dhe kërkon mënyra të ndryshme për të qëndruar në pushtet. Por ju e dini që Lulzim Basha ka një marrëveshje me artistët, banorët e Astirit, me sindikatat e pavarura. Marrëveshjen e ka me njerëz të nderuar dhe jo me hajdutë. Edi Rama është hajdut. Nuk është në nivelin e Lulzim Bashës Edi Rama për të bërë marrëveshje me të. Nuk mund të bashkëpunosh me një njëri që është fajtori kryesor për rrënimin e shtetit shqiptar. Kanë kaluar 8 vite dhe duhet të bëjmë një bilanc. Por Edi Rama nuk dëshiron bilanc. Kemi sot çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë, rrogat më të ulëta në rajon. Kemi një përballje mes një partie PD dhe Lulzim Basha që vjen me një program për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Nga ana tjetër kemi një kundërshtar politik që nuk bën gjë tjetër veçse mallkon dhe nuk ka asnjë program për problemet e qytetarëve. Biznesi i tyre themelor është vjedhja.
Nxjerrja e të dhënave? Ato janë marrë nga e-Albania. Është denoncim i bërë me shumë seriozitet. Është zhdukur dhe pasword-i i pak personave që futet te serveri. Kjo ka të bëjë me një skenë kriminale që cënon sigurinë kombëtare. Kush ja ka dhënë numrin e telefonit Taulant Ballës. Këto janë marrë nga e-Albania dhe janë marrë për t’u përdorur politikisht. Supozohet të jemi shtet i lirë, por në fakt jetojmë në diktaturë. Shteti është mbushur me bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit. Keni përfektin e Korçës që është bashkëpunëtor i sigurimit dhe këta nuk marrin asnjë masë.
PD nuk premton 3 muajt e fundit pas mandatit të parë? PD është një parti që vjen me program. Programi jonë është shumë i qartë. Fillon me taksën e sheshtë. Ajo taksa e Ramës ka pasuruar vetëm 4-5 persona dhe shqiptarët janë më të varfër. Është ngritur borxhi publik.
Rama për planin e PD-së? Ramën me shifra mos e ngatërro. Ai matematikën e ka mbyllur në klasë të shtatë. Pastaj është marrë me zhgaravina. Është i vetmi që u bë i njohur si piktor pasi u bë kryeministër. Pikturat e tij ja blejnë deputetët e vetë. Vetë këshilltarët e tij i thanë mos u ngatërro me këtë punë se e ke gabim.
m.m/ dita

Ngeli njerezia qe ti jape mendje kerrici i Faros …