Një person që vuan nga depresioni nervor, tentoi të vetëdigjet pasditen e djeshme, duke i vënë flakën vetes, në mes të qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, afër Pallatit të Kulturës, ku Hajri Robi spërkati veten me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin. Një kalimtar i rastit i ka ardhur në ndihmë, duke shuar flakët, ndërsa më pas i vetëdjeguri u dërgua në spitalin rajonal. Për shkak të plagëve të rënda dhe shkallës së djegies, ai është dërguar drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë. Nuk dihen shkaqet që çuan 64-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ndërkohë që policia dyshon se vuante nga çrregullimet mendore. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët e shumtë, ndërsa për fat të mirë kalimtarët ndërhynë para se flakët t’i merrnin jetën të moshuarit.
